Arkiva e lajmeve
                   

USAID SHPALL KONKURS PËR PËRKRAHJE PËR PROJEKTET E ORGANIZATAVE LOKALE TË SHOQËRISË CIVILE (AFATI: 30.04.2018)

20. dhjetor 2017.

Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) shpall konkurs për financimin e projekteve të organizatave lokale të shoqërisë civile të cilat merren me përfshirjen e qytetarëve në procesin e reformave dhe fushat për menaxhimin e mirë dhe përgjegjësinë e mediave, zhvillimin e bashkësisë dhe sundimit të ligjit.

Qëllimi specifik i konkursit: të rritet bashkëpunimi në mes qytetarëve, akterëve të shoqërisë civile, sektorit privat dhe Qeverisë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe inkluzioni i proceseve të formave. Programi do të fokusoj në angazhmanin qytetar dhe pjesëmarrje në politikat publike dhe përmirësimin e kualitetit të jetës në bashkësitë lokale në Serbi.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs: organizatat lokale të shoqërisë civile në Serbi.

Предвиђени укупни обим средстава Vlera e përgjithshme e paraparë e mjeteve:: 12.000.000 USD

Vlera e mjeteve për një projekt: prej 500.000 deri 2.000.000 USD.

Afati për paraqitje: 30 Prill 2018.

Informatat më të gjëra për dorëzimin e propozim projekteve në gjuhën angleze mund t`i shikoni në: https://www.grants.gov/web/grants/view-opportunity.html?oppId=298135

Burimi: USAID dhe Trupi Koordinues