Arkiva e lajmeve
                   

FITUESIT E LOJRAVE SPORTIVE TË TË RINJËVE NGA RRETHI I PÇINJËS NESËR UDHËTOJNË PËR NË BEOGRAD

19. korrik 2016.

Vrajë – Të vegjëlit nga Rrethi i Pçinjës, fitues të Lojrave Sportive të të Rinjëve (SIM), të cilat janë mbajtur në Vrajë, më 10 korrik, do të marrin pjesë në finalen e garës shtetërore në Beograd.

Konkurrenca në të gjitha sportet do të mbahet në terrenet e Ada Ciganlisë, në periudhën prej 19 deri 23 korrikut. Përfaqësuesit e Rrethit në pingpong do të jenë Petar Filipoviq dhe Milica Petriçeviq, në shah Petar Spasiq dhe Sofija Stojanoviq, ndërsa në tenis Luka Stajiq dhe Nevena Stojkoviq.

Ekipet “Ollovni Vojnici” dhe “Distrojers” do të garojnë për vendin e parë në basketin e rrugës, KF “Dinamo” në futboll të vogël, “Vidrice” nga Vrajska Banja në lojën në mes dy zjarreve, ndërsa ekipi i meshkujve nga Vraja në volejboll.

Fituesit e finales shtetërore të SIM-it, do të plasohen në garën rajonale në Split.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues