Arkiva e lajmeve
                   

VENDE TË LIRA NË SHKOLLAT E MESME NË BUJANOC DHE PRESHEVË

21. korrik 2016.

Bujanoc, Preshevë – Pas afatit të fundit për regjistrim në shkollat e mesme në Rrethin e Pçinjës kanë mbetur 430 vende të lira.

Në Bujanoc ka 98 vende të lira. Shkolla e mesme “Sezai Surroi”, në të cilën mësojnë fëmijët shqiptarë, ka vend për 13 automekanik, 14 bravarë, 13 tregtarë dhe 12 teknikë maqinerik për kontstruktime kompjuterike. Shkolla e mesme “Sveti Sava”, në të cilën mësimi realizohet në gjuhën serbe, ka vend për 9 kuzhinjerë dhe pastiçeristë, 17 teknikë maqinerik për automjete motorike dhe 20 komercialistë.

Në Preshevë janë 107 vende të lira. Në gjimnazin “Skenderbeu”, janë 27 vende për profilin e përgjithshëm arsimor. Shkolla e mesme teknike “Presheva” në Preshevë, në drejtimin e teknikut të komunikacionit rrugor ka 23 vende të lira, 5 për automekanikë, 11 për saldues, 9 për rrjete dhe sistemet elektrike dhe 32 për teknik maqinerik për konstruktimin kompjuterik.

Burimi: Jugpres, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues