Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA MIRATUAR: POLICA DHE USHTRIA SËBASHKU „MBROJN KUFIJTË”

19. korrik 2016.

Beograd – Në kufirin e Serbisë me Maqedoninë dhe Bullgarinë do të dërgohen ekipet e përbashkëta policore dhe ushtarake në bazë të vendimit në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë, të cilat do të kenë detyrë që të parandalojnë hyrjen ilegale të emigrantëve dhe t`i sjellin trafikantët e njerëzve para drejtësisë.

Këtë propozim një ditë më herët e ka sjellur Zyra për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë në mbledhjen urgjente të mbajtur pas tentimit të puçit ushtarak në Turqi. Kryeministri Aleksanadër Vuçiq ka theksuar se “jemi duke u përballur me situatën në të cilën personat nga Afganistani dhe Pakistani nuk kanë asnjë shansë që të pranohen në UE, ndërsa përmes territorit tonë kanë ardhur deri tek kufiri i Unionit Europian”.

Sipas fjalëve të ministrit për çështje sociale Alleksandër Vuçiq, në ekipet e ushtrisë dhe policisë do të jenë edhe përkthyesit e Komesariatit për Refugjatë, punëtorët social të cilët do të kenë kujdes për emigrantët e mitur pa përcjellje dhe mjekët të cilët do të kujdesen për shëndetit e emigrantëve. Ai shtoi se secilit do t`i ofrohet mundësia ligjore që të kërkohet azili, por se do të pamundësohet lëvizja ilegale e emigrantëve nëpër Serbi.

Sipas paralajmrimeve të Qeverisë së Republikës së Serbisë, në qendrat për pranim në Serbi mund të qëndrojnë vetëm ata të cilët kërkojnë azil, kurse në të kundërtën do të largohen nga territori i shtetit.

Sipas të dhënave të Komesariatit për Refugjatë, në Serbi momentalisht gjenden rreth 2.800 emigrantë të cilët këtu ardhur në mënyrë ilegale, ndërsa ruta ballkanike e emigrantëve është mbyllur në mars të këtij viti.

Për ata të cilët nuk vijnë nga luftërat, por nga hapësirat të përfshira nga varfëria, fitimi i azilit në Serbi apo Europë nuk është i mundur dhe se ata sipas komesarit për refugjatë Vlladimir Cuciq, sipas ligjit mbi riatdhesim do të duhen ta lëshojnë Serbinë. Gjithsej janë 300 deri 400.

Qeveria e Republikës së Serbisë paralajmron edhe ballafaqim me trafikantët të cilët do të dënohen rreptësisht.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues