Arkiva e lajmeve
                   

ARTISTËT DHE KREATORËT E RINJ, PARAQITUNI!

21. korrik 2016.

Ftohen artistët dhe kreatorët e rinj nga Serbia që deri më 31 gusht, të përpilojnë dhe paraqesin zgjidhjeve origjinale për identitetin vizuel të Festivalit të shtatë Ndërkombëtar të Kulturës së Gjelbërt „Green Fest“. Këtë vit ky festival do të mbahet në Shtëpinë e Rinisë në Beograd prej datës 15 deri 18 nëntor, me slloganin “Një ditë në Tokë”.

Porosia e identitetit të festivalit është “Planeti mund të bëhet vend më i mirë për jetesë nëse përdoren teknologjikat inovative dhe të mençura, të cilat nuk ndotin mjedisin jetësor”.

Zgjidhja origjinale do të shpërblehet me 20.000,00 dinarë, ndërsa punimet më të mira do të ekspozohet gjatë realizimit të Festivalit.

Dokumentacioni konkurues mund të merret në ueb faqen zyrtare www.greenfest.rs,, në të cilën deri më 15 shtator do të shpallen emrat e fituesëve.

Festivali Ndëkombëtar i Kulturës së Gjelbërt “Green Fest”, është manifestimi më i madh “i gjelbërt” në rajonin e Europës Juglindore, i cili mbahet çdo vit. Gjatë gjashtë viteve të mëparshme festivalin e kanë vizituar më shumë se 47.000 njerëz.

Këtë vit festivalin “Green Fest” e përkrah financiarisht Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë, Sekretaritati për Kulturë i Qytetit të Beogradit, Delegacioni i UE-së në Serbi, EU Info Qendra, si dhe shumë partnerë dhe miqë.

Burimi: Portali Mladi dhe Trupi Koordinues