Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR FOTOGRAFINË MË TË MIRË NË TEMËN “INKLUZIONI SOCIAL”

20. korrik 2016.

Qendra për Inovacionet dhe Integrimet Sociale organizon konkursin për zgjedhjen e fotografisë më të mirë në temën “Inkluzioni Social”.

Qëllimi i konkursit është promovimi i nevojave për inkluzion social përmes fotografisë, si njëri ndër transferuesit më të fortë dhe të afërt të informacioneve dhe ideve. Konkursi ka për qëllim përfshirjen shoqërore të gjithë atyrëve të cilat shoqëria në një mënyrë i ka larguar dhe përjashtuar (personat me invaliditet, të varfërit, pjesëtarët e bashkësive të pakicave nacionale etj…).

Në konkurs mund të paraqiten të gjithë të autorët e interesuar amator dhe profesional, ndërsa fotografitë mund të inçizohen ose me foto aparat apo telefon mobil, duke rrespektuar standardet minimale të kualitetit të rregulluar në rregulloren e konkursit.

Autorëve të fotografive i jepet liria artistike dhe kreative që vet të mendojnë përmbajtjen e fotografisë, ashtu që në mënyrë sa më efikase të tregojnë rëndësinë dhe peshën e inkluzionit social. Udhëzimi kryesore për fotografi është që fotografitë duhen të jenë të karakterit të ndritshëm dhe afirmativ, sepse Qendra dëshiron që temën e inkluzionit social të zhvendos nga “e hinta dhe errëta”, në mënyrë që të ndriçohen temat sociale të prezentuara në publik.

Konkursi zgjatë prej 15 korrikut deri 26 gusht 2016.

Çmimet për autorët e tri fotografive të para janë kuponat për blerjen e pajisjeve teknike në vlerë prej 15.000, 10.000 dhe 5.000 dinarëve. Shpallja solemne e fituesëve dhe ndarja e çmimeve do të mbahet më 28 gusht 2016.

Të gjitha informacionet e duhura mund t`i merrni në adresën www.facebook.com/csiikg/ apo përmes kontakti në csiikg@gmail.com.

Inforamcionet shtesë rreth konkursit dhe rregulloren e konkursit mund ta merrni në këtë adresë: http://socijalnoukljucivanje.gov.rs/rs/konkurs-za-najbolju-fotografiju-na-temu-socijalna-inkluzija-rok-26-8-2016/

Burimi: Ekipi për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë dhe Trupi Koordinues