Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I BIBLIOTEKËS NË VRAJË PËR RUAJTJEN E TRASHIGIMISË ORTODOKSE TË RRETHIT TË PÇINJËS

21. korrik 2016.

Vrajë – Biblioteka e qytetit “Bora Stankoviq” në Vrajë, ka filluar realizimin e projektit “Ruajtja e trashigimisë kulturore ortodokse – Evidentimi i pasurisë kulturore ortodokse të Rrethit të Pçinjës”, është thënë nga ky institucion publik.

Projekti i përmendur nënkupton procesin e evidentimit, ruajtjes dhe valorizimit të librave të vjetër dhe të rrallë në manastirat e Dioqezës së Vrajës dhe futja e tyre në regjistrat e posaçme të Bibliotekës Nacionale të Serbisë.

Qëllimi i projektit është evidentimi i pasurisë kulturore ortodokse të Rrethit të Pçinjës për t`i mbrojtur dhe ruajtur librat e vjetra dhe të rralla, si vepra të trashigimisë kulturore dhe shpirtërore nga shkatrrimi dhe harresa.

Në kuadër të projektit është planifikuar edhe përpilimi dhe promovimi i katalogur të librave të vjetra dhe të rralla të manastirave dhe kishave të Dioqezës së Vrajës.

Afati për realizimin e projektit është dhjetori i vitit 2016.

Projektin e ka përkrahur Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë, e cila do të marrë pjesë në kofinancimimin e tij me 500.000 dinarë, ndërsa biblioteka ndanë 331.200 dinarë.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues