Arkiva e lajmeve
                   

QËNDRIMI I NXËNËSVE NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË ZLLATIBOR

18. korrik 2016.

Zllatibor – Me iniciativë të kryemurgut të manastirit Halindar dhe vllezërisë së manastirit Halindar, ndërsa nën sponzorizimin e komunës së Çajetinës, në Zllatibor në periudhën prej 13 deri 20 korrik qëndrojnë 280 nxënës të Dioqezës së Vrajës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe fshatrat në rrethinë), Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit (Kosovë dhe Metohi – Viti-Klokot) dhe Dioqeza e Dalmacisë (Knin, Kistanje me rrethinë). 

Sipas fjalëve të Millosh Stojkoviqit, besimtarit të manastirit Hilandar, kjo është njëra ndër ditët e kampeve më të mëdha ortodokse të fëmijëve serb, të cilët edhe më herët është realizuar në Greqi e ka përkrahur komuna e Çajetinës. Këtë vit kampi për herë të parë realizohet në Zllatibor dhe në mënyrë që qëndrimi i fëmijëve të jetë sa më përmbajtësor janë organizuar edhe aktivitetet e përditshme.

Komuna e Çajetinës, përmes ndihmës së NP “Qendrat e Skijimit të Serbisë”, Organizatës Turistike Zllatibor, TU Gostile, Muzeut të hapur “Staro selo Sirogojno” dhe Avanturës së Parkut në Zllatibor, çdo ditë për fëmijët do të organizohen shëtitje dhe vizita të lokaliteteve turistike në territorin e komunës.

Burimi: Cajetina.org dhe Trupi Koordinues