Arkiva e lajmeve
                   

SHPËRBLIME NË TË HOLLA PËR NXËNËSIT E GJENERATËS

19. korrik 2016.

Medvegjë – Milica Stankoviq dhe Dejana Jankoviq, nxënëset e gjeneratës, kanë fituar nga vetqeverisja lokale shpërblimet në të holla në vlerë prej 20.000 dhe 30.000 dinarëve, me urimet dhe dëshirat që t`i vazhdojnë me sukseset e shkëlqyeshme.

„Mundohemi që në mënyra të ndryshme t`i shpërblejmë mundin dhe punën, t`i stimulojmë të rinjët që të kryejnë shkollat e mesme dhe fakultetet dhe të kthehen në vendin e lindjes”, ka thënë në pranimin për nxënësit e shkëlqyer kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, i cili edhe vet ishte nxënës i gjeneratës, student i shkëlqyeshëm dhe ushtari më i mirë.

Milica Stankoviq, e cila si dhuratë mori edhe pikturën e piktores Kosare Veliçkoviq nga Medvegja, ka regjistruar Shkollën Medicinale në Leskoc.

Edhe Dajana Jankoviq ka fituar si dhuratë pikturën e po të njejtës autore. Ajo një ditë do të bëhet profesoresh apo përkthyese e gjuhës angleze, sepse e ka regjistruar Fakultetin Filologjik - drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze, në Kragujevc.  

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues