Arkiva e lajmeve
                   

KONSULLTIMET PUBLIKE NË KUADËR TË PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL SERBI - MAQEDONI

20. korrik 2016.

Zyra për Integrime Europiane e Qeverisë së Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me Ministrinë për Vetqeverisje Lokale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, organizon konsulltimet njëditore publike në kuadër të Programit të ri të bashkëpunimit territorial Serbi – Maqedoni 2016-2020.

Në territorin e Republikës së Serbisë ky program përfshin rrethet e mëposhtme:

Rrethin e Jabllanicës – qyteti i Leskocit dhe komunave Bojnik, Medvegjë, Vllasotincë dhe Cërna Travë;

Rrehtin e Pçinjës – Qytetin e Vrajës dhe dy komunat e qytetit të Vrajës dhe Vrajska Banjës, si edhe komunat Vlladiçin Han, Surdulicë, Bosilegrad, Tërgovishtë, Bujanoc dhe Preshevë .

Qëllimi i konsulltimeve publike është njohja e përdoruesëve të ardhshëm me programin territorial, analizën e gjendjes në programin territorial (SWOT Analysis) dhe prioritetet tematike të cilat janë të zgjedhura për financimin në kuadër të prespektivës financiare 2016-2020.

Zyra për Integrime Europiane fton organizatat e shoqërive civile, si dhe akterët tjerë nga rrethet e cekura të marrin pjesë në punëtorinë e cila do të mbahet Më 21 korrik 2016, në Leskoc (ndërtesa e Odës Ekonomike Rajonale, Leskoc, rr. Stojana Lubiqa 12, kati tretë), duke filluar në ora 10, dhe kështu përmes diskutimeve të shihen mirë nevojat e hapësirave territoriale dhe të jepet kontribut i finalizimit të përgaditjes së këtij Programi.

Pjesëmarrjen në punëtori duhet ta konfirmoni më së voni deri të mërkurën, më 20 korrik, në email adresën snovkovic@seio.gov.rs.

Më shumë informacione mund t`i merrni në ueb faqen e Zyrës për Bashkëpunim me Shoqëritë Civile  http://civilnodrustvo.gov.rs

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqëritë Civile dhe Trupi Koordinues