Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË NUK KA FLUKS TË MADH TË EMIGRANTËVE

20. korrik 2016.

Preshevë – Në kufirin me Maqedoninë, në rajonin e Preshevës tani për tani nuk ka fluks të madh të emigrantëve. Qendrat për Pranim në Preshevë dhe Miratoc janë të gatshme për pranimin e fluksit të ri të emigrantëve po nëse vie deri tek ajo.

Deri më tani në Qendrën për Pranim në Preshevë, në vend të gjuhës arabe ndëgjohet gjuha farse, sepse momentalisht aty ndodhen banorët nga Afganistani dhe Pakistani, përkatësisht ata të cilët nuk mund të marrin azil në vendet e Unionit Europian. Mirëpo, ata nuk do heqin dorë.

Në qendrën për pranim insistojnë në qasjen humanitare ndaj të gjithëve dhe thonë se ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Emigrantët në rutën ballkanike asnjëherë nuk kanë përdorur për hyrje në Serbi kufirin zyrtar të Preshevës. Ruta të cilën emigrantët kalojnë për hyrje në Serbi ndodhet në 500 metra largësi nga kalimi kufitar zyrtar në mes Preshevës dhe Maqedonisë. Kjo është rruga e cila të çon deri tek bregu, direkt prej Stacionit Hekurudhor në Tabanoc deri tek qendra për pranim në Miratoc. Në këtë rrugë momentalisht nuk ka emigrantë, por ky kamp në Miratoc është i gatshëm për ardhjen eventuale të tyre. 

Burimi: RTV dhe Trupi Koordinues