Arkiva e lajmeve
                   

STEFANOVIQ: NIVELI I SIGURISË NË JUG TË SERBISË ËSHTË I KËNAQSHËM

27. nëntor 2014.

Beograd – Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se situate e sigurisë në territorin e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjëës është në nivelin e kënqshëm, pavarësisht së provokimeve politike.

Në seancën e Këshillit Parlamentar për mbrojtje dhe punë të brendshme, ai deklaroi se policia pavarësisht provokimeve të caktuara politike, mundohet të reagoj vetëm kur është e rrezikuar siguria e qytetarëve. Stefanoviq ka thënë se policia nuk bën dallime në bazë nacionale në mes qytetarëve dhe ndaj të gjithëve sillet njejtë. 

Sipas fjalëve të tij, polica ka asistuar me rastin e „prerjes së rrymës“ dhe ka konfiskuar edhe serbëve edhe shqiptarëve duhanin e trafikuar.

„Nuk bëjmë seleksione në mes njerëzve në bazë të nacionalitetit të tyre, ndërsa ai i cili kryen vepër penale do të arrestohet“, tha Stankoviq.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues