Arkiva e lajmeve
                   

JANË ZGJEDHUR PËRDORUESIT E SHTËPIVE TË MONTUARA NË BUJANOC

27. nëntor 2014.

Në seancën e tretë të Komisionit për zgjedhjen e përdoruesëve të shtëpive të montuara në Bujanoc është miratuar lista preleminare e 10 përdoruesve, të cilët do të fitojnë shtëpi të montuara në kuadër të projektit “Mbështetje për përmirësimin e kushteve të jetesës për emigrantët e detyruar dhe mbyllja e qendrave kolektive” (IPA 12).

Përdoruesit do të fitojnë shtëpitë e montuara në pronësi, ndërsa shumica e shtëpive do t’i përshtatet standardit të Ligjit të paraparë për refugjatë.

Objektet e montuara do të ndërtohen në parcelat në pronësi të familjeve të përdoruesëve: nga 10 shtëpi, tetë do të jenë në Bujanoc, ndërsa nga një në Smederevë dhe Nish.

Familjet e përdoruesëve ndryshojn sipas madhësisë – nga familje dy anëtarëshe deri në gjashtë anëtarëshe.

Në listën preleminare të përdoruesëve mund të dorëzohen ankesat dhe pas shqyrtimit do të miratohet lista përfundimtare e përdoruesëve në seancën e planifikuar për në fund të nëntorit.

Projektin e realizon Qendra Hausing në partneritet me organizatën IDC dhe në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe Komesiaratin për refugjatë dhe migracion të Republikës së Serbisë, ndërsa përmes ndihmës finansiare të programit IPA të Unionit Europian.

Burimi: Hausing Center dhe Trupi Koordinues