Arkiva e lajmeve
                   

PËR LUFTËN KONKRETE KUNDËR TRAFIKIMIT TË DUHANIT

27. nëntor 2014.

Beograd, Vranje – Për qëllim të zhdukjen e tregëtisë ilegale të prodhimeve të duhanit, kompania British Amerikan Tobako (BAT), në fabrikën e vet në Vranjë ka organizuar trajnimin për zyrtarët të cilëve veprimtaria e tyre i përket luftës kundër tregëtisë të prodhimeve të tilla. Pjesëtarët e administratës doganore dhe tatimore, si dhe agjensionet informative të vendeve në rajon, kanë marrë pjesë në ligjeratat, ushtrimeve demostrative dhe aktivisht kanë marrë pjesë në punëtoritë në të cilat kompania ka ftuar ekspertët eminentë në këtë fushë nga i gjithë rajoni, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.

Përgjat trajnimit dyditor, mysafirët dhe nikoqirët kanë diskutuar rreth mënyrave më efikase në luftën kundër tregëtisë ilegale në rajon, ndërsa përshkak të kësaj preken të ardhurat e vendeve në rajon. Në mesin e temave kryesore kanë qenë edhe zhvillii i bashkëpunimit operativ rajonal, lidhja dhe shkëmbimi i informacioneve, si dhe vëzhgimi i përbashkët i trendeve të tregut të duhanit. Të gjithë të pranishmit kanë qenë të njoftuar me mënyrat e zbulimit të prodhimeve të falsifikuara të duhanit, si dhe me vet procesin e prodhimit të prodhimeve të duhanit, etiketimin e tij, vendosjen e banderolave të sigurta dhe sigurimin e paketimit.

„Qëllimi i trajnimit ka qenë ofrimi i diturive praktike të organeve shtetërore kompetente në rajon dhe në luftën kundër fenomenit prej të cilit buxhetet e shteteve të Ballkanit humbin qindra miliona euro në vit“, ka thënë Goran Millikiq, udhëheqës për siguri për rajonin e Adriatikut në kompanine BAT.

Pjesëmarrësve të seminarit përvojat e veta nga kjo fushë i kanë dhënë ekspertët të njohur botëror nga fusha e industrisë së duhanit.

Në Republikën e Serbisë më së shumti duhani kontrabandohet nga Kosova dhe Metohia. Nga fillimi i vitit, pjesëtarët e policisë në Vranjë, në disa aksione të organizuara në territorin e Bujanocit dhe Preshevës konfiskuar qindra kilogram të duhanit të papërpunuar, si dhe makinat për përpunimin e tij. Duhan i transportuar nga Kosova dhe Metohia ka synim ka pasur për Serbinë juglindore, ku çmimi i tij sillet në mes të 1.200 dhe 2.000 dinarëve. 

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues