Arkiva e lajmeve
                   

NUNS GJYKON FYRJET NDAJ REDAKTORIT

28. nëntor 2014.

Beograd – NUNS ka gjykuar sjelljet fyese të ish kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Galip Beqirit ndaj redaktorit Hasan Hasanit të RTV Presheva.

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve ka ftuar Këshillin Nacional të Shqiptarëve që publikisht të distancohet nga fyerjet të cilat Beqiri i ka thënë Hasanit dhe me atë të tregoj se gjithë gazetarëve i’u garanton lirinë dhe kushte të barabarta të punës. 

NUNS-i në njoftim ka theksuar se Hasani e ka njoftuar shoqatën e tij të gazetarëve (NUNS) rreth incidentit të shëmtuar i cili kishte ndodhur dje në zyrën e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Bujanoc, gjat pranim-dorëzimit të detyrës të kryetarit të ri dhe të vjetër të këtij trupi.

Galip Beqiri zëshëm i ka thënë disa fyerje në llogari të Hasanit, redaktor në RTV Presheva, kështu që të gjithë qartë e kanë dëgjuar edhe gazetarët të cilët kanë qëndruar para zyrës dhe kanë pritur konferencën për gazetarë.

Diçka më vonë, në pyetjen e gazetarit që përse ka fyer redaktorin e RTV Preshevës, Beqiri sëpari ka mohuar që kishte thënë diçka të tillë, ndërsa mëpastaj pas lajmërimit se gazetarët e kanë inçizuar, e ka pyetur se “Mos jeni spiunë?“

Gazetarët janë përgjigjur se vetëm se kanë punuar me përgjegjësi punën e tyre, është thënë në njoftimin e NUNS-it.

Burimi: Beta, B92 dhe Trupi Koordinues