Arkiva e lajmeve
                   

„BIVODA“ NË PANAIRI NE USHQIMIT DHE PIJEVE

28. nëntor 2014.

Bujanoc – „Bivoda“ nga Bujanoci, është pjesëmarrëse e Panairit 41 të ushqimit dhe pijeve i cili është hapur në Beograd.

„Bivoda“ do të prezantimin e saj të prodhimeve në Panairin e Beogradit do t’a ketë të premten dhe atë stendat e Odës Ekonomike Rajonale të Leskocit. Me këtë rast do të prezantohet edhe prodhimi i ri „BiMango“.

 „Bëhet fjalër për pijen e gazuar joalkoolike me shije të mangos në paketim prej 0,5 dhe 2 litra. Më stendë do të ndodhet i gjithë asortimani i prodhimeve tona, të cilin vizitorët e Panairit do të mund t’a shijojnë“, ka deklaruar Dejan Belliq, drejtor i kompanisë „Bivoda“.

Sipas fjalëve të tij, vizitorët e Panairit do të kenë mundësinë që përveç pijeve të gazuara dhe provojnë edhe ujin pagaz “Biakva”, lagjet e gazuara “BiKolla”, “BiOranzh”, “BiGazozu”, si dhe langjet e pagazuara “BiKajsia”, BiBorovnica” dhe BiJabuka”.

 Belliq ka thënë se fabrika e ujit në shishe dhe langjeve në Bujanoc, merr pjesë tradicionalisht në Panairin e ushqimit dhe pijeve. Ai ka shtuar se stema e prodhimit “BiVoda”, vitet e kaluara ka qenë jashtëzakonisht i vizituar, ndërsa nuk kanë munguar as mirënjohjet për kualitetin e prodhimeve të kësaj fabrike.

Në Panairin i cili do të zgjat deri më 29 nëntor, do të prezentohen rreth 350 eksportues vendor dhe të huaj me rreth 1.500 prodhime të ndryshme.

Qëllimi i panairit është prezentimi i prodhuesëve të vegjël bujqësor dhe ushqimor si dhe prodhimet e tyre të cilat bëhen në mënyrë tradicionale për qëllim të krijimit të brendeve të reja dhe kërkimit të tregjeve të reja.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues