Arkiva e lajmeve
                   

DITA BOTËRORE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE

26. nëntor 2014.

Në fillim të muajit nëntor në rrethin e Pçinjës, në dhunën familjare është vrarë një grua. Stacioni i pranit në Vranjë prej fillimit të vitit është përkujdesur për 23 gra dhe 24 fëmijë. Rreth parandalimit të dhunës, në Ditën Ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, kanë biseduar në Bujanoc përfaqësuesit e SOS telefonit, Qendrës për Punë Socile dhe përfaqësuesit e policisë.

Gratë e këtij territori durojnë dhunën para se atë ta paraqesin. Më së shpeshti nuk kanë ku të zhvendosen, ndërsa strehimi ndodhet në stacionin e pranimit në Vranjë.

„Psiqikisht më kanë malltretuar, ndonjëherë kam duruar edhe dhunën fizike, ndërsa kohën e fundit vetëm psiqike“, thot një viktimë e dhunës.

Stacioni i pranimit në Vranjë është pjesë e Qendrës për Zhvillim të Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale dhe në çdo vit pranon prej 50 deri 60 viktima të dhunës në familje. Edhepse është e paraparë si akomodim i përkohshëm, shumë viktima mbesin aty për disa muaj, por edhe për disa vite. Shpeshë ndodhë që viktimat t’i kthehen dhunuesit. Dominon dhuna në çift, ndërsa përveç dhunës fizike dhe psiqike gratë durojnë edhe atë ekonomike.

„I ndihmojmë ashtu që përmes bisedave i ofrojmë mbështetje, i japim informacione se në cilat institucione mund të drejtohen, ndërsa nganjëherë edhe ne kontaktojmë me ato institucione“, tha Una Mlladenoviq nga SOS telefoni në Vranjë.

Konventa e Këshillit të Europës rreth parandalimit dhe luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje zbatohet në Serbi prej gushtit të këtij viti. Me rrespektimin e këtyre rregullave të kësaj Konvente, nënkuptohet jo tolerim i formave të ndryshme të dhunës në shoqëri.

„Esenca e kësaj është që këto institucione, siç janë policia, qendra për punë sociale dhe prokurorëria, do të duhej të jenë të lidhura dhe të bëjn shkëmbimin e të dhënurave dhe sëbashku t’i mbrojnë gratë nga dhuna“, tha Daniella Peshiq nga Qendra e Pavarur e Grave në Beograd.

 „Siguria e viktimave është në rend të parë, si dhe siguria dhe mirëqenia e fëmijëve, ndërsa për dhunën është fajtor kryersi i dhunës, çka më herët nuk ka qenë praktikë“, tha Sasha Stamenkoviq nga Administrata Policore në Vranjë.

Në çdo vit në SOS telefon në Vranjë, lajmërohen rreth 150 gra, ndërsa në 95 rasteve dhuna zgjat nga fillimi i jetesës së përbashkët.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues