Arkiva e lajmeve
                   

MJEKËT USHTARAK NË FSHATRAT E RRETHIT TË PÇINJËS

28. nëntor 2014.

Bujanoc – Mjekët e Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësore, tradicionalisht për herën e njëzet me radhë kanë vizituar fshatrat  në rrethin e Pçinjës, kanë biseduar me banorët e tyre dhe i`u kanë ofruar ndihmën kryesore medicinale, ka njoftuar Ministria e Mbrojtes. Dje mjekët ushtarak në aksionin „Mjeku ushtarak në fshat“, kanë ofruar ndihmën mjeksore banorëve të fshatrave Muhoc dhe Çarr, kur banorëve të këtyre fshatrave i’u kanë dhënë barnat e nevojshëm dhe i’u kanë dhënë kshilla për mjekim të mëtejshëm.

Mjekët ushtarak janë mysafir të mirëpritur në këto fshatra të këtij rrethi, çka është fakt i besimit të popullit ndaj Ushtrisë së Serbisë. Fshati Muhoc dhe Çarr ndodhen larg ambulancës, ndërsa banorët të cilët janë kryesisht të moshuar, me kënaqësi i presin mjekët ushtarak të cilëve nuk është hera e parë që i vizitojnë këto hapësira.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues