Arkiva e lajmeve
                   

MAQEDONËT BARTIN BIZNESET E TYRE NË SERBI

26. nëntor 2014.

Shkup/Beograd – Në kohën e fundit kompanitë maqedone ndërpresin veprimtarinë në vendin e tyre dhe vijnë në Serbi, sepse kanë më shumë lehtësira, shkruajn mediat rajonale.

Biznismenët maqedon dhe firmat themelojnë kompanitë e tyre kryesisht në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc, shkruan e përditshmja maqedone „Utrinski vesnik”.

Siç theksojnë ata si arsye kryesore për hapjen e firmave në Serbi janë harxhimet e vogla, alokimet më të vogla për të punësuarit, legjislacioni ligjor, denimet e vogla dhe mosegzistimi i detyrimeve shtesë.

Biznesmenët janë dakord se shpenzimet e ulëta për themelimin e firmës nuk janë vendimtare, por harxhimet ditore të ulëta të cilët kompanitë i kanë në lidhje me menaxhimin e biznesit.

Për hapjen e firmës në Maqedoni janë të nevojshme 5 000 euro, ndërsa në Serbi janë të nevojshme 500 euro.

Burimi: Gde Investirati dhe Nova Ekonomija