Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I PUNËSIMIT NË VRANJË

27. nëntor 2014.

Vranjë – Shërbimi kombëtar për punësim – me seli në Vranjë njofton publikun se në hapësirat e saj organizon Panairin për Punësim dhe fton të gjithë të papunësuarit t’a vizitojnë. Panairi do të mbahet më 2 nëntor, prej orës 11:00 deri 14:00, ndërsa në ofertë do të jenë më shumë se njëqind vende të cilat i ofrojnë trembëdhjetë punëdhënës.

Të papunësuarit shansin e tyre për punë mund t’a kërkojnë në fushat e tekstilit dhe industrisë për mbathje, industrisë mobilerike, maqinerisë, prodhimit të prodhimeve ushqimore dhe tregëtisë. Vendet e reja të punësë do t’i ofrohen: rrobaqepësve, konfeksionarëve, punëtorëve të këpuctarive, tapicierëve, përpunuesëve të drurit, punëtorëve në tregëti, agjentëve tregtar, teknikëve, kimistëve, kreatorëve të modës dhe dizajnerëve. Në ofertë ka edhe vende të lira për personat me invaliditet.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues