Arkiva e lajmeve
                   

FILLIMI I SHKOLLËS SË GJUHËS SERBE NË BUJANOC DHE NË PRESHEVË

26. nëntor 2012.

Shkolla e gjuhës serbe, të cilën e organizon Shërbimi i Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka filluar më 24 nëntor. Mësimin e gjuhës serbe e ndjekin të rinjët e moshës 15 deri 30 vjeçe, të komunitetit shqiptar nga komunat Bujanoc dhe Preshevë. Shkolla e gjuhës serbe është pa pagesë dhe do të zgjasë shtatë muaj. Për të gjithë pjesëmarrësit, Shërbimi i Trupit Koordinues ka siguruar tekstet më kualitative për mësimin e gjuhës serbe. Mësimi do të mbahet dy herë në javë, gjatë vikendeve, në objektin e paraleles së fakultetit Ekonomik në Bujanoc dhe në Shkollën e mesme Teknike në Preshevë.

Katër profesoresha nga shkolla e gjuhëve nga Nishi, shkolla e cila është e zgjedhur për organizimin e mësimit për pjesëmarrësit e Shkollës së gjuhës serbe, do të përpjeken që të gjithë pjesëmarrësit të përvetësojnë njohjen e gjuhës serbe. Në realizimin e këtij qëllimi atyre do t'ï ndihmojnë edhe asistentët lokal nga komuniteti shqiptar.

Numri i kandidatëve të paraqitur, të cilët kanë shprehur dëshirën, që të mësojnë gjuhën serbe është jashtëzakonisht i lartë. Nga gjithsejt 370, 310 prej tyre e kanë kaluar testin, me të cilin është vërtetuar njohja aktuale e gjuhës serbe dhe në përputhje më atë është organizuar ndarja e tyre në grupe për ndjekjen e mësimit. Numri i madh i të interesuarëve për mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo amtare, tregon  ekzisitimin e nevojës,  dëshirës dhe gatishmërisë për të mësuar gjuhën e mjedisit ku ata jetojnë. Njëkohësisht,  kjo është edhe  provë që këta njerëz të rinj kanë besim në projektet të cilët për ta dhe në dobi të tyre i krijon dhe organizon Shërbimi i Trupit koordinues.

Shumicën e pjesëmarrësve të Shkollës së gjuhës serbe, në të dy komunat, e përbëjnë nxënësit e shkollave të mesme, por ka mjaft edhe studenta të paraleles së fakultetit Ekonomik në Bujanoc, të fakulteteve  tjera, si dhe prej atyre që kanë ndërprerë procesin e arsimimit.

Pas shtatë muajve të gjithë pjesëmarrësit e kësaj shkolle do të avancojnë njohjen  tyre për gjuhës serbe dhe do të marrin diplomë  të çertifkuar.

Iniciativën e Shërbimit të Trupit koordinues, me të cilën të rinjët shqiptarë  aftësohen që ta flasin gjuhën zyrtare të shtetit të tyre, çka njëherit përfaqëson edhe hap kah  intregrimi, e përkrah Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Sërbisë.