Arkiva e lajmeve
                   

ASFALTIMI I PARË NË KORIDORIN 10 NË MES VRAJËS DHE BUJANOCIT

22. nëntor 2012.

Burim: Gazeta e popullit – Nish / Ka filluar asfalltimi i autostradës në Koridorin 10 në mes të Vrajës dhe Bujanocit. Tonet e para të asfaltimit kanë arritur në pjesën deri tetë kilometra, e cila më së pari ndërtohet nga Neradovci i poshtëm, i cili gjindet afër Vrajës, deri te Srpska Kuqa, e cila gjindet afër Bujanocit. Këtë dimër do të lëshohen pesë kilometra të njërit shirit. Krejt pjesa, me disa ura të gjata dhe mbikalime, duhen të kryhen deri në prill të vitit 2013.

Edhe pse rruga relativisht është e shkurtër, operacioni është i gjërë. Në mes tjerash do të ndërtohen 22 mi tonë asfallt dhe 15 mi kub beton. Ndërtimi do të kushtoj 20 miljon euro. Mjetet sigurohen nga “Helenik plama” e Greqis.  Kontraktor janë kompania greke “Aktor” e cila i angazhon edhe shume nënkontraktues lokal.

Pasë kësaj pjese do të ndërtohen tetë kilometra autostradë në mes Srpska Kuqës dhe Levosovës, në dalje të Bujanocit në drejtim të Preshevës, bashkarisht me dalje për në Bujanoc. Me këtë pjes të magjistrales do të lidhet me pjesën e mbaruar deri në Preshev,  përkatësisht me kufirin e Maqedonis.

Për këtë pjes të rrugës tani vetëm pritet të siguron pëlqimin e finasuesit.