Arkiva e lajmeve
                   

PAS VENDOSJES SË LAPIDARIT TË TERORISTËVE NË JUG TË SËRBISË, KA REAGUAR KRYEMINISTRI Ivica Daciq

22. nëntor 2012.

Novosti / Ngritjen e lapidarit  ndaj ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (UÇPMB) në qendër të Preshevës para pushtetit lokal ka shkaktuar reagime të forta.

Po qe se vëmë pllakë duke nderuar ata që varën policë e ushtarë në jug të Serbisë, atëherë le të themi se ajo nuk është pjesë e Serbisë. Ne nuk kemi dilemë se Presheva e Medvegja janë pjesë e Serbisë, e nëse bashkësia ndërkombëtare ka le të përgjigjet. Mund të ketë nesër përdorim të tepruar force, sepse hekja e pllakës mund të shkaktojë probleme serioze të sigurisë.Është më mirë që at heqin vetë ajo është një provokim i panevojshëm sidomos nëse vihet në kontekst dita e flamurit shtetëror që është më 28 nëntor e aktgjykimi i Haradinajt pritet shpallet më 29 nëntor", ka thënë Kryeministri serb Ivica Daçiq në lidhje me vendosjen e pllakës.

Përfaqësuesit serbë në Preshevë janë të vetëdijshëm se ata nuk mund të përballen vetëm me vendimet e shqiptarëve që përbëjnë pushtetin në këtë komunë.

Unë besoj se shteti duhet të reagojë, sepse ky nuk është një provokim i drejtuar ndaj qytetarëve, por në drejtim të shtetit", tha Dragolub Filipoviq, sekretari i komitetit komunal të SPS në Preshevë.