Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIAT – 24.11.2012.

24. nëntor 2012.

Shkolla e gjuhës serbe, punën do ta fillojë të shtunën më 24 nëntor. Mësimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe në Shkollën e mesme Teknike në Preshevë.

Shkollën e gjuhës serbe  do ta ndjekin pa pagesë, 310 pjesëmarrës, të cilët gjatë shtatë muajve të ardhëshëm, dy herë në javë, të shtunën dhe të dielën, mësimin do ta zhvillojnë sëbashku me dy profesorë të gjuhës serbe dhe dy asistentë shqiptarë, të cilët pjesëmarrësve do t'u ndihmojnë  në avancimin e njohjes së gjuhës serbe. Në fund, pjesëmarrësit do të pajisen me diplomë të certifikuar.

Kandidatët të cilët iu janë nënshtruar testit të gjuhës serbe informatat lidhur me organizimin e mbajtjes së mësimit  mund të t'i gjejnë në këto lokacione :

Në Bujanoc, në zyren e Shërbimit të trupit Koordinues, në tabelën e shpalljeve të Komunës së Bujanocit, në Shtëpinë e Kulturës,  në paralelen e fakultetit Ekonomik dhe në Shkollën e Mesme „Sezai Surroi“.

Ndërsa në Preshevë në zyrën e Shërbimit të trupit Koordinues në Preshevë, në tabelën e shpalljeve të Komunës së Preshevës, në Shkollën e mesme Teknike dhe në Gjimnazin „Skenderbeu“.

Pjesëmarrësit e kësaj shkolle, të cilët kanë nevojë për ndonjë informatë shtesë mund t'i  drejtohen Milica Rodiq në numrin e telefonit 063 105 07 13 ose në email adresën milica.rodic@kt.gov.rs ose Rahim Salihit në numrin 063 105 22 79 ose  email adresën rahim.salihi@kt.gov.rs.