Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: AKUZA PËR SHKAK TË LAPIDARIT NË PRESHEVË

27. nëntor 2012.

Politika / Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat PreshevëBujanoc dhe MedvegjëZoran Stankoviq ka deklaruar dje  se janë ngritur akuza penale dhe për kundërvajtje ndaj përgjegjësve për vendosjen e lapidarit të pjesëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë. Stankoviq në konferencën për shtyp  ka thënë se përmendorja e vendosur është pa leje nga Insituti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës në Nish, kompetent për ndërtim në këtë qendër, i cili as që ka qenë i njoftuar. Ai ka shtuar se në territorin e tri komunave ku jetojn shqiptarët janë ngritur 15 monumente për pjesëtarët e UÇPMB-së, ndërsa ka edhe të tjerë lapidar që janë vendosur në mënyrë të njejtë edhe në Novi Pazar siç është lapidari i Aqif Efendisë. Shteti duhet të marrë një qëndrim të përgjithshëm rreth kësaj pyetje”, ka thënë Stankoviq.

Në retrospektiv të deklaratave të kryeministri të Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi në Shkup të cilët kanë folur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, Stankoviq ka përsëritur qëndrimin se jugu i Serbisë është pjesë e pandarë e Serbisë. Këtë, ka rikujtuar , e kanë thënë edhe zyrtarët më të lartë amerikan siç është sekretarja shtetërore Hillary Klinton, ndërsa të njëjtin qëndrim ia ka përcjellë edhe ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Majkëll Kirby dhe Majkëll Devenport, si dhe përfaqësuesit e BE-së dhe OSBE-së Vensan Dezher dhe Pola Tide.

Duke u bazuar në takimin me ambasadorët, të mbajtur të premtën, Stankoviq tha që së bashku kan mar qëndrim që në tri komunat në jug të Sërbisë të investohet më shumë.Stankoviq  si aktivitete te rendesishme te trupit Koordinues ka permendur ndertimin e nderteses se fakultetit Ekonomik në  Bujanoc  , me siperfaqe prej 1.480 metra katrore, për të cilën fondet janë siguruar nga shteti dhe komuniteti ndërkombëtar  si dhe stipendimi i 240 nxenesve te shkollave te mesme te cilet do te ken stipendin prej 6.000 dinar. Sipas tij filloi kursi i gjuhës serbe me 310 pjesëmarrës  te cilen po e financon Ambasada e Britanise se Madhe, jane ndare edhe 40 milion dinar per subvencion te kredive per ndermarrjet e vogla dhe te mesem.