Arkiva e lajmeve
                   

KIRBY PREMTON VAZHDIMIN E NDIHMËS NË JUG TË SERBISË

21. nëntor 2012.

Novosti  / Vranjë- Ambasadori i SHBA-së  në Serbi, Majkëll Kirby, dje ishte në vizitën e parë zyrtare të qytetit  nën Przhar, brenda të cilës  së pari u takua me Kryetarin Zoran Antiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim është biseduar në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal dhe bashkëpunimin e Vranjës me komunat e Bujanocit dhe Preshevës veçanërisht për situatën aktuale politike dhe ekonomike në jug të Serbisë.

Kryetari Antiq informoi mysafirin me prioritetet më të rëndësishme të Vranjës, ndër të cilat përfshijnë krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetje për të rinjtë të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin e shpejtë të qytetit.Ambasadori Majkëll Kirby ka njoftuar se Ambasada e SHBA-së  do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë në rajon, duke vënë në dukje se gjatë gjashtë viteve të fundit në zbatimin e projekteve të ndryshme ka investuar më shumë se 420.000 €.

Diplomati amerikan dhe kryetari i Vranjës pastaj vizituan Këndin Amerikan në bibliotekën "Bora Stankoviq",ku ambasadori Kirby me anëtarët e rinj folën për historinë amerikane,artin,filmat dhe muzikën. Në fund të vizitës, të shoqëruar mysafirët vizituan ndërtesën e shtëpisë ish-Amerikane, fondacionin  e Xhon Frotingen dhe gruas se tij Jelena Lozaniq.