Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 25. shkurtë 2011.

25. shkurt 2011.

E premte, 25. shkurtë 2011. Në holin e Qeverisë së KA të Vojvodinës në ora 13:30 do të organizohet pritja për nxënësit dhe prindërit e tyre nga Bujanoci dhe Presheva të cilët nën organizimin e Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujaoc dhe Medvegjë dhe të Sekretariatit krahinorë për arsim të KA të Vojvodinës, vizitojnë Novi Sadin.

Për integrimin dhe sigurimin e kushteve më të mira për qytetarët e komunave në Serbinë jugore, Trupi Koordinues në vitin 2011 do të finansojë 10 të rinjë të cilët shprehin dëshirën të studjojnë në univerzitetin e Novi Sadit. Për arsye të njohjes sa më të mirë rreth kushteve të studimit në Univerzitetin e Novi Sadit, për ta është organizuar vizita e këtij qyteti, Panairit të arsimit dhe Univerzitetit.

Mysafirëve dhe nikoqirëve do t’ju drejtohet kryetari i Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministri Millan Markoviq, kryetari i Qeverisë së KA të Vojvodinës Bojan Pajtiq si dhe sekretari krahinorë për arsim Zolltan Jegesh.

Protokoli i vizitës

13:30 – Fjalimi i sekretarit krahinorë për arsim Zolltan Jegesh
13:35 – Fjalimi i kryetarit të Trupit Koordinues ministrit Millan Markoviq
13:40 – Fjalimi i kryetarit  të Qeverisë së KA të Vojvodinës Bojan Pajtiq
13: 45– Deklarata për media


Për informata më të hollësishme mundeni t’ju drejtoheni Milica Rodiq  milica.rodic@kt.gov.rs ose në tel: 063 10 50 713.