Arkiva e lajmeve
                   

21.2.2011

21. shkurt 2011.

Në Tërnocin e madh, fshatin shqipëatarë në Serbnë jugore, mësuesja nga Vranja mbanë orë të gjuhës serbe tri herë në javë.

Në fshatin Tërnoc i madh, sipas regjistrimit të vitit 2002, jetojnë më tepër se 6.000 banorë. Sipas regjistrimit të fundit, në këtë fshat ka jetuar një përfaqësues i nacionalitetit Bugar, një Boshnjak si dhe 12 persona të përkatësisë së panjohur etnike. Serb nuk ka pasur, mirëpo nuk ka as sot. Sipas fjalëve të drejtoreshës së shkollës, Valbona Ismailit shkollën e vijojnë 1.003 nxënës dhe 96 mësues dhe arsimtarë.
Mësimi zhvillohet sipas planëprogramit të përpiluar nga Ministria e arsimit të Republikës së Serbisë me disa ndryshime minimale. Gjuha serbe mësohet që nga klasa e parë dhe ate tri orë në javë. Mësimi për nxënësit e klasëve të ulta zhvillohet nga mësuesit e kualifikuar ndërsa për klasët e larta nga arsimtarët serb. Mësuesit dhe arsimtarët janë Shqipëtarët që kanë studjuar në Vranjë apo në Nish, mirëpo kemi  edhe arsimtarë Serb – një mësues si dhe arsimtaren Suzana Lukiq nga Vranja.

Sipas drejtoreshës së shkollës, Valbona Ismailit, fëmijët në qytet siq është Bujanoci, gjuhën serbe e mësojnë edhe nëpër rrugë apo përmes fqinjëve, ndërsa në Tërnoc nuk kanë mundësi. Ate qka e ndëgjojnë nga mësuesja në orë të mësimit, ate edhe e mësojnë dhe asgjë më tepër.

,,Ata nxënës të cilët i kanë notat e mira në lëndët tjera, të mirë janë edhe në lëndën time. Kush është nxënës i dobët, ai edhe gjuhën serbe nuk mundë ta mësojë’’ deklaroi Suzana duke shtuar se kurr nuk ka pasur probleme në baza kombëtare.

,,Nxënësit e fshatrave në përgjithësi janë më të disciplinuar në krahasim me nxënësit e qyteteve’’, deklaroi Valbona, e cila ka studjuar në fakultetin e mësuesisë në Vranjë.

Nxënësit Serb në Serbinë jugore, në shkolla nuk mësojnë gjuhën shqipe.

Suzana Lukiq është e kënaqur me punën e sajë dhe shton se: ,,Kjo punë, në këtë rreth kërkon shumë tolerancë dhe durim si nga ana ime poashtu edhe nga ana e nxënësve. E kjo nuk është e lehtë si për mua e poashtu edhe për nxënësit...’’.