Arkiva e lajmeve
                   

NGA BUJANOCI, PRESHEVA DHE MEDVEGJA 40 ANKESA PËR NË MUAJ

16. shkurt 2011.

BUJANOC – Zyrja e ombudsmanit republikan në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, merr rreth 40 ankesa të qytetarëve në muaj të cilat më tepër kanë të bëjnë me punën e organeve të administratës shtetërore si dhe për sigurimin pensional dhe invalidorë. Këshillëtarja e mbrojtësit të qytetarëve (ombudsmanit) Maja Zlatkoviq deklaroi se ankesat e qytetarëve të të tri komunave të lartëpërmendura nuk dallojnë shumë nga problemet e qytetarëve të komunave tjera të Serbisë dhe se për 8 muaj të ekzistimit të sajë kemi pasur vetëm  një ankesë e cila ishte në baza etnike, dhe ate në komunën e Bujanocit.

,,Qytetarët më tepër ankohen për mohimin e së drejtës për marrjen e dokumenteve identifikuese dhe ato të udhëtimit por edhe në heshtjen e administratës gjatë proceseve të ndryshme’’, deklaroi Zlatkoviq.

Zyrja e mbrojtësit republikan të qytetarëve ka të punësuar dy punëtorë të cilët të hënën dhe të martën punojnë në Bujanoc, në ndërtesën e komunës së Bujanocit, të mërkurën dhe të enjten në zyren e Trupit Koordinues në Preshevë, ndërsa të premten në zyren e cila gjendet në Qendrën Kulturore në Medvegjë. Zyrja e mbrojtësit të qytetarëve e hapur në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është zyrja e vetme jashtë qytetit të Beogradit.