Arkiva e lajmeve
                   

SHËNDETI NUK MUND TË KETË KOMBËSI

21. shkurt 2011.

Fshatin Gramadë, i cili gjendet në zonën e sigurisë toësore, rregullisht e vizitojnë vetëm mjekët e brigadës së 4 të Ushtrisë së Serbisë. Kur mjekët arrijnë me makinat e tyre, pleqët duke çaluar ofrohen portave të tyre për t’i pritur dhe përshëndetur. E më pastaj në dhomat e tyre të vogla në të cilat bëjnë gjum dhe ushqehen, shtrijnë dorën e tyre për të  matur tensionin e gjakut.

Mjekët, majori Sasha Dimitrijeviq dhe kapiteni Ivica Arsiq, me banorët e Gramadës bisedojnë sikur me shokët me të cilët njihen qëmoti. Ata dijnë se cila plakë vuan nga nyjet, kush ka probleme me zemër...dhe djali i kujt qka punon në Vranjë.

Këta mjek nuk mundë t’u japin udhëzimin për hospitalizim, mirëpo u rekomandojnë shkuarjen për në Bujanoc apo Vranjë. Mirëpo, pasiqë banorët e Gramadës janë të moshuar, rrugët e dobëta, shtëpitë e shëndetit largë...këto janë vizitat e tyre të vetme shëndetësore. Detyra primare e ushtarëve të brigadës së 4 është ruajtja e sigurisë në vijën kufitare me Kosovën, zonë e sigurisë e cila përfshinë gjatësinë prej afro 100 km dhe mbrendësinë prej 5 km. Ata janë të vendosur në Vranjë, ata në teren qëndrojnë tri javë dhe për veten thonë se janë ,,brigada e baltosur’’. Përpos ruajtjes së paqes, detyra e kësaj brigade është edhe ndërtimi i rrugëve, ndihma mjekësore dhe dërgimi i ujit të pijshëm në ditët e nxehta për fshatarët e këtyre viseve, si për Serbët poashtu edhe për Shqipëtarët.

Marëdhëniet ndëretnike në këtë regjion janë të ndjeshme, ndërsa ushtarët e brigadës së 4 bashkëpunojnë edhe me popullsinë shqipëtare.

Në të njëjtën ditë kur kanë vizituar fshatin Gramadë, mjekët ushtarak kanë vizituar edhe shkollën fillore në fshatin Dobrosin i cili është fshati më i afërt me Kosovën. Në  këtë fshat nuk ka shtëpi të shëndetit dhe për këtë arsye, në këtë kohë gripi, prindërit i kanë sjellur fëmijët e tyre tek mjekët ushtarak.