Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA PËR VIZITË NË NOVI SAD

28. shkurt 2011.

Një grup prej 88 nxënësish të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva, të premten vizitoi Novi Sadin. Vizita është organizuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe Sekretariati krahinorë i arsimit.

Trupi Koordinues këtë vit finanson 10 sudentë nga Bujanoci dhe Presheva të cilët shprehin dëshirën të studjojnë në Novi Sad. Për të pasur një pasqyrë për qytetin, Univerzitetin dhe për kushtet e studimit, është organizuar një vizitë dyditore në Novi Sad.

Me të arritur në Novi Sad, nxënësit i ka përshëndetur kryetari i KA të Vojvodinës Bojan Pajtiq, kryetari i Trupit Koordinues ministri Millan Markoviq si dhe sekretari për arsim Zolltan Jegesh.

,,Është shumë me rëndësi që në këtë pjesë të shtetit tonë të përcjellim frymën e tolerancës si dhe bashkëjetesën e mirë siq e kemi ne në Vojvodinë. Qeveria Krahinore dëshiron që përmes arsimit, rinisë së kësaj pjese të Serbisë jugore t’u mundësojë që periudhën e jetës së tyre më produktive ta kalojnë në një atmosferë pozitive ku pjesëtarët e etniteteve të ndryshme t’i ndjejë si shokë e jo si kundërshtarë të tyre. Ambicia jonë  është që këta të rinjë të njhen me moshatarët e tyre të nacionaliteteve të ndryshme që studjojnë në Novi Sad, të njihen me planëprogramin e Univerzitetit si dhe me mundësinë e shkollimit në qytetet tjera të Vojvodinës si dhe të drejtohen për shkollimin e mëtutjeshëm në këtë Univerzitet’’, deklaroi Pajtiq.

Kryetari i Trupit Koordinues ministri Millan Markoviq theksoi se kjo vizitë është një ide që të rinjët nga Bujanoci dhe Presheva të fitojnë diploma sipas standardeve më të larta. ,,Univerziteti i Novi Sadit u ofron këtë mundësi, ndërsa Novi Sadi është shembull se si jetohet në harmoni me etnitetet tjera. Qëllimi tjetër është që të hapet perspektiva për nxënësit nga Presheva dhe Bujanoci që me aftësitë dhe zgjuartësitë e tyre të përfituara mund të ndihmojnë komunat në të cilat jetojnë e posaqërisht të sigurojnë për veti një jetë më të mirë dhe më kualitative’’.

,,Sipas Trupit Koordinues, zgjidhja e problemeve të cilat i kemi pasur në Bujanoc dhe Preshevë, është investimi në arsimimin e rinisë si dhe mundësia e jetesës së përbashkët. Për këtë arsye, Vojvodina është pasqyra më e mirë’’, shtoi Markoviq.

Nikoqir i nxënësve të shkollave të mesme nga Serbia jugore ka qenë edhe sekretari krahinorë për arsim Zolltan Jegesh. Ai u paraqiti nxënësve pasqyrën e jetës reale në Vojvodinë dhe u foli mbi multikulturalitetin i cili është specifik për Vojvodinën e cila kultivohet me kujdesë dhe për të cilën shumica ndjehen krenarë. Nxënësit e shkollave të mesme patën rastin të njoftohen edhe për shkollimin e përfaqësuesve të komuniteteve pakicë si dhe për mënyrën e respektimit të identitetit të pakicave kombëtare dhe integrimin e tyre.

Nxënësit vizituan edhe Panairin e arsimit dhe të librit ku kanë pasur mundësi të informohen rreth kushteve të regjistrimit në çdo univerzitet. Në ditën e dytë të vizitës, nxënësit nga Bujanoci dhe Presheva vizituan kalanë e Petrovaradinit e më pastaj shetitën nëpër qytetin e Novi Sadit.

Në fund të vizitës së tyre ata janë takuar me rektorin e univerzitetit Mirosllav Veskoviq i cili u prezentoi konviktin e studentëve. Veskoviq nxënësve ufoli disa fjalë mbi Univerzitetin dhe për gjthë ate që ky Univerzitet u ofron të rinjëve të cilët kanë dëshirë dhe ambicie të shkollohen dhe të përfitojnë arsim të lartë.