Arkiva e lajmeve
                   

PRESHEVËS NJË TOTAL PREJ 125 MILIONË DINARËSH

16. shkurt 2011.

Preshevë, 16. shkurt  - Ministri i pushtetit lokal e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq gjatë vizitës së tijë në Preshevë javën e kaluar deklaroi se nga buxheti i Trupit Koordinues në vitin 2011, komunës së Preshevës do t’u ndahen 104 milionë dinarë dhe se në bisedë me udhëheqësit komunal janë pajtuar në shpërnadrjen  e fondeve në mënyrë që t’u ndihmohet të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Ministri Markoviq pas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe sekretarin shtetërorë pranë Ministrisë së Shëndetit Perisha Simonoviq, deklaroi se Presheva do të përfitojë edhe 21 milionë dinarë shtesë.

Ministri Markoviq deklaroi se një pjesë e kësaj sume parash ndahet nga buxheti i Trupit Koordinues ndërsa pjesa tjetër nga Ministria e pushtetit lokal.

Sipas fjalëve të ministrit Markoviq, vitin e kaluar bashkëpunimi në mes të pushtetit lokal nga njëra anë dhe Trupit Koordinues nga ana tjetër ka qenë shumë i mirë dhe se është arritur një nivel i lartë i mirëbesimit dhe bashkëpunimit.

,,Para nesh kemi shumë detyra për arsye se ekzistojnë shumë probleme të cilat rëndojnë komunën e Preshevës, e ato para së gjithash janë: problemet ekonomike, papunësia dhe varfëria’’, deklaroi Milan Markoviq.
Ministri Markoviq shtoi se ekzistojnë edhe probleme të cilat janë specifike për komunat e Serbisë jugore, siq është problemi i arsimit, duke theksuar se Trupi Koordinues në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit do të ndihmojë në zgjidhjen e këtijë problemi.

Ministri Markoviq shpreson se viti 2011 do të shënohet si vit i zgjidhjeve të problemeve të çështjes të repartit të lindjes (maternitetit) në Preshevë duke theksuar se kjo në të kaluarën ka ngarkuar situatën politike në këtë komunë.

,,Kemi plane ambicioze në vitin 2011 dhe nëse jemi këmbëngulës, të mençur dhe të përmbajtur në deklaratat dhe qëndrimet tona, do të bëjmë shumë gjëra të mira për qytetarët e komunës së Preshevës’’, theksoi Markoviq.

Kryetari i komunës së Preshevës u shpreh i kënaqur për mjetet finansiare që do t’i përfitojë kjo komunë, mirëpo ai do të kërkojë mundësitë tjera që komuna të përfitojë më tepër mjete për zhvillim në mënyrë që të përmirësohet infrastruktura pasiqë pa përmirësim infrastruktural nuk do të ket as zhvillim ekonomik të Preshevës. Presheva ka shumë më tepër nevojë për mjete finansiare në krahasim me ato një milion euro që ka në dispozicion për investim. Kryetari i komunës së Preshevës vuri në dukje se nevojat aktuale të komunës arrijnë një cifër prej më tepër se 20 milionë euro.

Mustafa theksoi se vitin e kaluar është zgjidhur problemi i informimit në gjuhën shqipe në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës por se ende ka probleme të mëdha në sferën e arsimit.

,,Këtë vitë do të zgjidhim problemin e shëndetësisë në atë mënyrë që do të adaptojmë një pjesë të Shtëpisë së Shëndetit për kërkesat e hapjes së repartit për lindje (maternitetit)’’ theksoi Mustafa duke shtuar më tej se në dekadën e fundit në Preshevë qdo vitë është bërë diqka që ka ndikuar në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të kësaj komune.