Arkiva e lajmeve
                   

27 korrik 2010. - Marrë nga Tanjugu

27. korrik 2010.

Përvjetori i zgjedhjeve të para të lira në Serbinë jugore

Vranjë, 27 Korrik 2010.  – Në ditën e sotme, në vitin 2002, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë mbajtur zgjedhjet e para demokratike pas përfundimit të luftës me Ligjin e ri të atëhershëm mbi pushtetin lokal.

Për kryetarë të ri komunave janë zgjedhur: në Preshevë Riza Halimi nga Partija për Veprim Demokratik (PVD), në Bujanoc Nagip Arifi, gjithashtu nga Partija për Veprim Demokratik (PVD) si dhe në Medvegjë Sllobodan Drashkoviq nga Alternativa Demokratike (AD).

Në këto zgjedhje të drejtëpërdrejta, me vullnetin e zgjedhësve, për kryetarë të komunës së Bujanocit për herë të parë është zgjedhur Shqipëtarë, me ç’rast serbët lokal e kanë përcjellur me zemërim dhe proteste.

Për herë të parë që nga lufta e dytë botërore, pushtetin lokal në Bujanoc e kanë marrë Shqipëtarët pasiqë kanë fituar 23 ndërsa Serbët 18 vende. Në Preshevë Shqipëtarëve  u takuan 35 nga 38 vendet ndërsa koalicioni Serb në Medvegjë ka fituar 19 nga 25 vendet. Serbët lokal në Bujanoc që ditën e nesërme kanë organizuar proteste. Ata kanë mbledhur nënshkrime dhe kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në të gjitha vendëvotimet, ndërsa për rezultatet e zgjedhjeve kanë akuzuar kryetarin e Trupit Koordinues Nebojsha Çoviqin duke kërkuar dorëheqjen e tijë.