Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI RRUGORË NË BUJANOC

20. korrik 2010.

Në suaza të programit ,,Unë e dua Bujanocin’’, program i cili prkrahet nga Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 19 korrik Qendra për tolerancë dhe integrim nga Serba jugore ka organizuar aksionin rrugorë katërorësh ku grupi i aktivistëve multietnik qytetarëve të Bujanocit u ka shpërndarë broshura me të cilat inkurajohet rinia në promovimin e komunës së tyre. Broshurat janë të shtypura në të tri gjuhët: Serbe, Shqipe dhe në gjuhën Rome.

Moto i këtijë aksoni ka qenë ,,Bëhu edhe ti multi-kulti aktiv, bëhu pjesëmarrës i projektit – unë e dua Bujanocin’’, qëllimi i së cilit ka qenë nxitja e aktiviteteve të rinisë së të gjithë komuniteteve etnike dhe promovimi i komunës së Bujanocit.

Aksioni do të vazhdojë edhe më 20 korrik me ngjitjen e posterave, ndërsa vikendin e ardhshëm Qendra për olerancë dhe integrim të Serbisë jugore do të mbajë takim  me rininë nga Bujanoci. Kjo organizatë në Facebook ka krijuar grupin ,,Unë e dua Bujanocin’’. Në adresën e sajë ajo për momentin  ka 763 anëtarë të cilët në këtë mënyrë informohen rreth aktiviteteve në suaza të programit të lartëpërmendur.