Arkiva e lajmeve
                   

19.7.2010

19. korrik 2010.

BE NDIHMON JUGUN E SERBISË

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjeliq dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit evropian në Serbi Vensan Dezher do të nënshkruajnë sot në Vranjë kontratën mbi ndarjen e mjeteve pa kthim për zbatimin e programit “Partneriteti Evropian me komunat – Progresi”. Qëllimi i Programit është që në tri vitet e ardhshme të përkrahet zhvillimi i 25 komunave në jug dhe jugperëndim të Serbisë. Programi “Progresi” është program i përbashkët i BE dhe i qeverive të Zvicrës dhe Serbisë, thuhet në komunikatën e kabinetit të nënkryetarit Gjeliq.

Për realizimine  Programit Bashkimi evropian do të ndajë 13,5 milion euro, Qeveria e Zvicrës 2,5 milion, ndërsa Qeveria e Serbisë merr pjesë me 1,5 milion euro.

Para ceremonisë së nënshkrimit, musafirëve do t’iu drejtohet nënkryetari Gjeliq dhe ambasadori Dezher, si dhe drejtoresha e Agjensionit zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim Beatris Majer si dhe menaxheri i “Progresit” Grem Tindal.

Pas nënshkrimit të kontratës, pjesëmarrësit e tubimit do të vizitojnë Bujanocin, me ç’rast do të takohen me nënkryetarin e Trupit koordinues të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Sima Gazikalloviqin dhe do të bisedojnë rreth bashkëpunimit në kuadër të programit “Progresi”, por edhe për avansimin e bashkëpunimit të përgjithshëm të Delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Qeverisë së Zvicrës me Trupin koordinues.