Arkiva e lajmeve
                   

26.7.2010

26. korrik 2010.

PESË MILIONË PËR SEBINË JUGORE

Mbretëria Daneze, shtetit tonë do t’i dhurojë pesë milionë euro dedikuara për zhvillimin e bujqësisë për Serbinë jugore për regjionin e Jabllanicës, Nishavës, Pçinjës dhe regjionit të Topllicës, në bazë të Marrëveshjes të bashkëpunimit zhvillimorë të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të Mbretërisë Daneze, dokument të cilin të premten e nënshkruan ministresha i finansave të Qeverisë së Serbisë Diana Dragutinoviq dhe ambasadori i Danimarkës në Beograd Mete Kjuel Nilsen. Ky është programi i parë në suaza të marrëveshjes së cekur më lartë në bazë të së cilit Qeveria Daneze është e obliguar që Qeverisë së Republikës së Serbisë t’i sigurojë ndihmë finansiare, resurse materiale dhe ndihmë teknike në formë të stafit trajnues si dhe mundësinë e marrjes së bursave për studime në Denimarkë apo në shtete të tjera. Marrëveshja e lartëpërmendur është e nënshkruar për pasë vjetë të ardhshëm dhe se automatikisht do të vazhdohet për periudha kohore pesëvjeqare. Kjo Marrëveshje është bazë e të gjitha ,,marrëveshjeve të ardhshme të veqanta’’, të cilat do t’i përkasin bashkëpunimit zhvillimorë të Serbisë dhe Denimarkës.