Arkiva e lajmeve
                   

20. korrik 2010.

20. korrik 2010.

PËR 25 KOMUNA 17,5 MILIONË EURO

Njëzet e pesë komuna nga Serbia jugore dhe jugperëndimore do të marrin 17,5 milionë euro për zhvillim në tri vitet e ardhshme. Unioni Europian do t’i japë 13,5 milionë euro, Qeveria Zvicerane 2,5 ndërsa Qeveria e Serbisë 1,5 milionë euro.Kjo ësthë paraparë me marrëveshjen për realizimin e programit ,,Progres’’ të cilin në Vranjë e kanë nënshkruar kryeshefi i delegacionit të UE në Serbi Vensan Dezher dhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjeliq. Programi ,,Progres’’ është pjesë e partneritetit global të UE me komunat dhe në tri vitet e ardhshme do të mbështesë komunat jugore dhe juglindore të Serbisë për zvogëlimit në dallimin zhvillimorë regjional. Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjeliq theksoi se realizimi i programit ,,Progres’’ do të ndikojë në fungsionimin më të mirë  të komunave, formimin e zonave industriale, ndërtimin e objekteve infrastrukturore, ndërtimi i së cilave do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët të këtijë regjioni duke shtuar se këto njete finansiare do të harxhohen për ndërtimin e dokumentacioneve projektuese si dhe zhvillimin e qyteteve dhe komunave të cilat janë ballafaquar me varfërinë, papunësinë, me infrastrukturën e dobët, me shërbimet e dobëta sociale dhe migrimin.

Programin e partneritetit europian me komunat realizon Zyrja e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese – UNOPS.

Ambasadori i UE në Serbi Vensan Dezher theksoi rëndësinë e zvoglimit të dallimeve në mes të regjioneve të zhvilluara dhe të pazhvilluara, qëllimi i të cilit është ky projekt, për arsye se, siq theksoi ai ,,regjionet perëndimore dhe veriore më të zhvilluara të Serbisë kanë kushtet më të mira për tërheqjen e investitorëve të huaj’’. Duke u përgjegjur në pyetjen se a janë të gatshme pushtetet lokale të komunave të pazhvilluara të Serbisë jugore të aplikojnë në procedurat komplekse për mjetet e këtijë por edhe të programeve ngjajshme të finansuara nga UE, Dezher u përgjegj se ,,do të organizohen takime në mënyrë që të arihet koncenzusi në mes të pushteteve lokale dhe të qytetarëve rreth nevojave aktuale’’.

Është me rëndësi që qytetaët të marrin pjesë në njohjen e kërkesave strategjike në mjedisin e tyre e më pastaj këto kërkesa të realizohen përmes shërbimit të qeverisë lokale. Këto mundë të jenë problemet në asgjësimin e mbeturinave, përmirësimin e shërbimit me ujë mirëpo edhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve – tha Dezher.

Përfaqësuesi Zviceran Beatris Majer, qeveria e së cilës është donatori më i rëndësishëm i programit ,,Progres’’, theksoi gatishmërinë që pas një decenie pranie të donatorëve të ndryshëm  të shtetit të sajë, në Serbinë jugore tash ,,punon konkretisht dhe në mënyrë transparente në zgjidhjen e problemeve të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve’’. ,,Kemi shumë probleme në arsim, mirëpo këtu është edhe problemi i migrimit të cilat probleme mundë të zgjidhen vetëm përmes përmirësimit të standardit të jetës së qytetarëve’’, theksoi Majer. Të gjitha aktivitetet  të programit ,,Progres''’do të realizohen në përputhje me kërkesat, mirëpo edhe në bazë të interesimeve të komunave. Do të bëhet edhe vlerësimi i mundësive që për aktivitete të veçanta të arrihet qëllimi i dëshiruar në mjedisin ku problemet zgjidhen, e kjo nënkupton edhe pjesëmarrjen finansiare të qdo qeverisje lokale e cila konkuron për mjetet nga buxheti i ,,Progres-it''’

Pët mjete nga buxheti i programit ,,Progres’’ mundë të konkurojnë komunat Ivanjica, Nova Varosh, Novi Pazar, Priboj, Prijepolje, Rashka, Sjenica dhe Tutini në Serbinë jugperëndimore, si dhe komunat Bllace, Zhitoragje, Kurshumlija dhe Prokuplje nga regjioni i Toplicës, pastaj Bojnik, Vllasotince, Lebane, Leskoci, Medvegja, Crna Trava, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiçin Han, Vranja, Presheva, Surdulica dhe Trgovishta nga regjioni i Jabllanicës dhe Pçinjës.