Arkiva e lajmeve
                   

27 korrik 2010

27. korrik 2010.

Dragin dorëzon 15 tonelatë miell Kryqit të Kuq në Bujanocit

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Sasha Dragin, do t’i dorëzojë nesër Kryqit të Kuq të Bujanocit donacion 15 tonelatë miell, kanë paralajmëruar nga kjo ministri.

Ministria e bujqësisë më 24 qershorë të këtijë viti ka nënshkruar kontratën me Kryqin e Kuq të Serbisë dhe përfaqësuesit e katër kompanive ,,Delta Agrar’’, ,,Zhitoprodukt’’ nga Zrenjanini, ,,Invej’’ Beograd dhe  ,,Zhitodunav Batajnica'' për donacionin kuzhinave popullore.

Në këtë mënyrë, në suaza të programit ,,Ushqim për të gjithë’’ janë siguruar 700 tonelatë miel, që i përmbushin nevojat e të gjitha kuzhinave popullore në tërë teritorin e Serbisë në një periudhë njëvjeqare.

,,Qëllimi i Ministrisë së bujqësisë ka qenë krijimi i një politike të ndërgjegjshme agrare dhe atë qëllim ne e kemi arritur në atë mënyrë që kemi marrë parasyshë regjionet e vogla dhe të ,pazhvilluara të Serbisë’’, theksoi ministri Sasha Dragin duke i falënderuar të gjitha kompanitë e ndërgjegjshme të cilat janë kyqur në këtë aksion.