Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
14. korrik 2010.

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES MINISTRI MILAN MARKOVIQ U TAKUA ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPËTARËVE GALIP BEQIRIN

Krryetari i Trupit koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë ministri Milan Markoviq të mërkurën më 13 korrik vizitoi Preshevën  dhe Bujanocin me q’rast bisedoi me kryetarin e Këshillit Nacional  të Shqipëtarëve Galip Beqirin mbi aktivitetet e planifikuara dhe bashkëpunimin e Këshillit Nacional  me Trupin koordinues.

12. korrik 2010.

THIRRJE PËR MEDIA, 12.07.2010.

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministri Milan Markoviq në Preshevë dhe Bujanoc

Ministri Milan Markoviq, të martën më 13 korrik, në Bujanoc do të bisedojë me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqipltarëve Galip Beqirin për aktivitetet e planfikuara të Këshillit Nacional si dhe mbi baskëpunimin në mes të Këshillit nacional dhe Trupit Koordinues.

9. korrik 2010.

BANESA PËR MË TË VARFËRIT NË MEDVEGJË

Kryetari i Trupit Koordinues ministri Milann Markoviq, kryeshefi i delegacionit të UE në Serbi Vensan Dezher, ministri i punës dhe mirëqenies sociale Rasim Lajiq dhe komisioneri për refugjat i Republikës së Serbisë Vladimir Cuciq, dje kanë hapur banesën për më të varfërit dhe refugjatët,  me q’rast kanë dhuruar çelësat shfrytëzuesve të këtyre banesave.

8. korrik 2010.

8.7.2010.

ARTISTËT E RINJË SERB, SHQIPËTARË DHE ROMË NË FESTIVALIN MUZIKORË ,,EGZIT’’ Në bashkëpunim me Trupin Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshilli Egzekutiv e Vojvodinës realizuesve të projektit multietnik ,,Ti dhe unë jemi ne’’ u ka mundësuar qëndrimin  në festivalin muzikorë ,,Egzit’’. Përpos hyrjes falas për ditën e parë në festival, të gjithë pjesëmarrësve dhe koordinatorëve u është siguruar edhe qëndrimi në Novi Sad. Ky është një vazhdim i bashkëpunimit të mirë në mes të Këshillit Egzekutiv të Vojvodinës dhe të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i cili finansiarisht përkrahë projektin ,,Ti dhe unë jemi ne’’.

6. korrik 2010.

KOMUNIKATË PËR MEDIA - „TI DHE UNË JEMI NE“ NË EGZIT

Qeveria e KA të Vojvodinës, pjesëmarrësve të projektit ,,Ti dhe unë jemi ne’’ u ka mundësuar qëndrimin në festivalin Egzit. Të gjithë pjesëmarrësve dhe kordinatorëve të projektit, përpos hyrjes për ditën e parë të këtijë festivali, Qeveria e Vojvodinës u ka siguruar edhe qëndrim në Novi Sad. Kjo është një rrjedhë e mirë e bashkëpunimit të mirë në mes të Qeverisë së Vojvodinës dhe Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili ka ndihmuar finansiarisht projektin ,,Ti dhe unë jemi ne’’.

6. korrik 2010.

THIRRJE PËR MEDIA - BANESA PËR TË SHPËRNGULURIT DHE FAMILJET E RREZIKUARA NË MEDVEGJË

Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit kryetarë i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq, kryeshefi i Delegacionit të Unionit Europian në Republikën e Serbisë Vensan Dezher, ministri i punës dhe i mirëqenies sociale Rasim Lajiq dhe kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq do të bëjnë hapjen solemne të ndërtesës së banimit ku me këtë rastë do t’u dorëzojnë çelësat e tetë banesave familjeve refugjate dhe familjeve më të rrezikuara, të enjten më 08 korrik duke filluar në ora 13,30.

«Претходна страна