Arkiva e lajmeve
                   

22 janarë 2010.

22. janar 2010.

Ambasada Britanike përkrahë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve për Serbinë jugore, deklaroi dje Keti Kotrell, sekretari i parë i ambasadës Britanike në Beograd. Kotrell gazetarët në Bujanoc i informoi se ambasada Britanike me vëmendje përcjell dhe mbështetë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, posaqërisht në Serbinë jugore, sepse kjo është mundësia që pakica kombëtare Shqipëtare të ketë mundësi të prezentojë  të gjitha potencialet e sajë.

Kotrell në Bujanoc rreth pyetjeve të cilat kanë të bëjnë me formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve dhe multietnicitetit në pushtetin lokal ka biseduar me Shaip Kmberin, kryetarin e komunës së Bujanocit dhe kryetarin e kuvendit Komunal Jonuz Musliun. Ajo potencoi se nuk egzistojnë pengesa për formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve dhe se formimi i listës së zgjedhjeve për Këshillin Nacional është në proces e sipër. Shaip Kamberi deklaroi se deri në fund të muajit mars janë mbledhur numër i mjaftueshm i nënshkrimeve për zgjedhjet e Këshillit Nacional të shqipëtarëve. ,,Me përfaqësuesit e ambasadës Britanike kemi biseduar edhe për hapjen e një apo dy fakulteteve në gjuhën serbe dhe shqipe në Bujaoc ku edhe është në përpunim studio e vizibilitetit e cila duhet të përfundohet deri në fund të janarit”, theksoi Kamberi. Ai potencoi se nga përfaqësuesit e ambasadës Britanike ka kërkuar ndihmë që procesi i hapjes së fakultetit në Bujanoc të përshpejtohet dhe se të hapet që në vitin e ardhshëm shkollorë. Poashtu kemi biseduar edhe për formimin e qeverisë multietnike në Bujanoc.