Arkiva e lajmeve
                   

14.01.2010

14. janar 2010.

Zëvendësministri i Serbisë, e njëherit ministër i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq, gjatë vizitës së tijë të djeshme në fshatin Maroc, në zonën tokësore të sigurisë theksoi se situata përgjatë vijës administrative me Kosovën është stabile. Ministri i policisë theksoi se interesi i Serbisë është që në këtë rajon të mbretërojë paqja dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët pa e marë parasyshë nacionalitetin e tyre duke shtuar domosdoshmërinë për investime në infrastrukturë në rajonin e komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Ai i përgëzoi pjesëtarët të policisë dhe Zhandarmerisë si dhe ushtrisë së Serbisë në përpjekjet dhe angazhimet e tyre në ruajtjen e stabilitetit për të gjithë qytetarët. Dacic theksoi se ata janë çelësi i i stabilitetit të kësaj pjese të Republikës së Serbisë duke kërkuar nga përfaqësuesit e policisë dhe Zhandarmerisë që edhe në të ardhmen t'u ndihmojnë qytetarët në kërkesat e tyre në këtë regjion të papërshtatshëm.