Arkiva e lajmeve
                   

29.01.2010

29. janar 2010.

Në suaza të projektit gjeshtëmujorë ,, Kosova nga ana tjetër – qka pas konfliktit”, Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni informativ regjional JUGpress në Bujanoc kanë organizuar tribunën e katërt në të cilën tema kryesore e biedimeve ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion. Në tribunë përpos tjerash, ka folur edhe ambasadori i Holandës i akredituar në Serbi, Ron Van Dartel i cili ftoi shqipëtarët e Bujanocit që së bashku të punojnë në formimin e Këshillit Nacional Shqipëtarë. Ambasadori përpos të tjerash tha se për Shqipëtarët, Këshilli Nacional do të thotë bashkëpunimi më i mirë me Trupin Koordinues për Serbinë jugore dhe me Qeverinë qendrore në Beograd.

,,Holanda është e kyqur në disa projekte në Serbinë jugore, e do të kyqemi edhe më tepër kur të shohim se ato projekte kanë të bëjnë për bashkëpunim më të ngushtë, sidomos projekte multietnike në mes njerëzve në fusha të ndryshme, sepse po e shohim që Serbia po zhvillohet mirëpo kemi edhe interes që jugu të zhvillohet në suaza të Serbisë dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet” ka thënë Van Dartel.

Ambasadori i Holandës theksoi se në Bujanoc ka biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin rreth formimit të qeverisë multietnike.

,,Ne jemi për ate që të gjithë, edhe Serbët edhe Shqipëtarët të jenë të përfaqësuar edhe në nivelin lokal por edhe në ate republikan dhe mbështesim pjesëmarrjen e Serbëve në qeverinë lokale”, ka thënë ambasadori Van Dartel.