Arkiva e lajmeve
                   

NË PRILL PËRTËRIRJA E PRODHIMIT NË MINIERËN LEQE - PUNË PËR 300 MINATORË

22. janar 2010.

MEDVEGJË – Në konferencën për media të mbajtur në Medvegjë më 21 janarë, Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq, paralajmëroi hapjen e minierës Leqe për muajin mars ndërsa fillimi i Prodhimit dhe angazhimi i 300 minatorëve do të fillojë në prill të këtijë viti. Ministri Markoviq theksoi se në fillim të mandatit të tijë në Trupin Koordinues, kur është në pyetje Medvegja, ka parashtruar dy qëllime, hapjen e paraleleve të fakultetit në të dy gjuhët si dhe hapjen e minierës Leqe. Të dy këto premtime i ka përmbushur dhe me ruajtjen e multietnicitetit dhe jetës së përbashkët përbëjnë gurëthemelin e politikës së Trupit Koordinues në Medvegjë. Markoviq e falënderoi kryetarin e Medvegjës, Slobodan Drashkoviq që në dhjetë vjetët e fundit me mjete të komunës ka arritur ta ruajë minierën dhe paralajmëroi që këtë vitë mundë të konstatojmë se Medvegja ka ndryshuar dhe më nuk do të jetë në kategorinë e komunave më të pazhvilluara në Serbi.

Kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq theksoi se kjo është një ditë e madhe për Medvegjën dhe se pa angazhimin e ministrit Milan Markoviq dhe kryeministrit Mirko Cvetkoviq, miniera Leqe nuk do të ishte shtylla e zhvillimit ekonomik të Medvegjës.
Delegacionin prej 28 afaristëve, në mes të të cilëve kanë qenë përfaqësuesit e RTB Bor, qumështores së Shabacit., 7 juli, shkritores nga Guça dhe fabrikës së baterive nga Sombori, të udhëhequr nga pronari i minierës Leqe, njeriut të parë të Farmakom MB, Miroslav Bogiqeviq, i cili theksoi se Farmakom e cila ka 2500 punëtorë dhe me një qarkullim vjetorë 200 euro, është kombinim i lëndëve të para vendase, menqurisë dhe prodhimit. Bogiqeviq konfirmoi se ashtu do të jetë edhe në minierën Leqe. Është i sigurt se nuk ka gabuar kur u bind nga një shok i tijë se pasuria është në jug të Serbisë dhe se me propozimin e tijë e bleu minierën Leqe. Përpos përtërirjes së minierës, Bogiqeviq paralajmëroi edhe investime tjera serioze në zhvillimin e blektorisë dhe qumështorisë në këtë regjion.

Drejtori i RTB Bor Blagoje Spaskovski e falënderoi Miroslav Bogiqeviqin dhe Qeverinë e Serbisë për revitalizimin e minierës Leqe duke theksuar se në fazën e parë në rekonstruimin e minierës do të investohen 3.5 ndërsa në fazën e dytë në ndërtimin e e flotacionit më bashkëkohorë ku do të punojnë kuadrot më të mira, edhe 6 milionë euro. Nga miniera Leqe do të nxirren 3.250 tonelatë plumbë, 450 kg ari, 3.100 kg argjend dhe 6.200 tonelatë zink. Këto lëndë të para nuk do të eksportohen por nga këto do të prodhohen prodhime finale vendase.