Arkiva e lajmeve
                   

06.06.2009

8. qershor 2009.

Ambasadori i Japonisë Toshio Tsunozaki së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin mbjolli dy drunjë të miqësisë në qendër të Bujanocit. Në këtë manifestim morën pjesë drejtorët e shkollave fillore të cilat marrin pjesë në projektin ,,Hapësira e pastër’’ të cilin project Qeveria Japoneze e finanson me 100.000 euro. Tsuzonaki vizitoi shkollat fillore ,,Branko Radiqeviq’’ dhe Naim Frashëri’’ në Bujanoc nxënësit e të cilave shkolla së bashku me nxënësit e shkollës fillore ,,Desanka Maksimoviq’’ nga Bilaqi marrin pjesë në këtë projekt.

,,Japonia finanson disa projekte ekonomike në Serbi dhe shpresoj që ky projekt ekologjik i cili implementohet në Bujanoc do të kontriboj jo vetëm mbrojtjen e ambientit ku jetojmë por edhe në stabilitetin regjional’’ deklaroi ambasadori Japonez gjatë dorëzimit të donacionit. Duke i falënderuar projektit ,,Bujanoci – hapësira e pastër’’ të cilën zbaton organizata joqeveritare japoneze ,,Qendra për preventimin e konflikteve’’, të gjitha shkollat të cilat marrin pjesë në këtë projekt kan marrë për donacion nga një kamion për transportimin e mbeturinave kurse komuna e Bujanocit ka marrë pes kamionë të tillë.