Arkiva e lajmeve
                   

ÇFAQJA E PËRRALLËS MUZIKORE ,,PECA DHE UJKU’’ NË BUJANOC DHE MEDVEGJË - 11. qershor 2009

16. qershor 2009.

Pas pritjes së shkëlqyeshme të çfaqjes ,,Petar Pan’’, çfaqjes së parë për fëmijë e cila pas shumë vitesh është realizuar para afro 700 fëmijëve në Bujanoc dhe Preshevë, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim të përforcimit të përmbajtjeve kulturore për fëmijë, ka organizuar  më 11 qershorë në Bujanoc dhe Medvegjë çfaqjen ,,Peca dhe Ujku’’ nën realizimin e kvintetit të Filharmonisë së Beeogradit.

Sipas mendimit të artistëve të kvintetit të filharmonisë së Beogradit të cilët e realizuan përralën simfonike ,,Peca dhe Ujku’’, pritja nga ana e shikuesve ishte fenomenale. ,,Përsëri vijmë në konstatim se për rininë e Serbisë duhet që kjartë të definohet politika kulturore si dhe muzika klasike mundë të bartet në kontekst të së sotmes. Para së gjithash, duhet t’i falënderoj qytetarët e Medvegjës ku kemi qenë për herë të parë e posaqërisht personelin e agjensionit turistik të Medvegjës për ndihmën dhe mikpritjen’’. Fëmijët me vëmendje të veqant përcjellnin ,,Pink Panterin’’ dhe ,,Karmen’’ të Zhorzh Bizesë, kështuqë kan pasur qasje më të mirë në përrallën e Sergej Prokofjevit e cila përmes muzikës tregon për trimërinë e një djaloshi, të cilin fëmijët duhet ta kenë si idol. Nga kjo konkludohet se – ,,Trupi Koordinues duhet patjetër të punoj në këtë drejtim dhe të sjellë për mysafir spektrin më të gjerë të artistëve në këto komuna’’, deklaroi pas përfundimit të çfaqjes Aleksandar Laziq, udhëheqësi i grupit të artistëve ,,Prapaskena’’ i cili edhe më herët ka marë pjesë në Bujanoc dhe Preshevë me qfaqjen ,,Petar Pan’’ kurse tash fëmijët e Bujanocit dhe Medvegjës i ka udhëhequr me një ngjarje të posaqme muzikore.

Nenad Gjurgjeviq, drejtori Shërbimit të Trupit Koordinues, para çfaqjes deklaroi se janë dy qëllime kryesore të Trupit Koordinues, përpos zhvillimit ekonomik edhe puna me rininë. ,,Qfaqjet për fëmijë i bashkojnë, edukojnë dhe gëzojnë fëmijët pa e marë parasyshë përkatësinë e tyre, e kjo është metaoda më e mirë të cilën e aplikon Trupi Koordinues që të ndikoj që fëmijët të rriten në një frymë të mirëkuptimit dhe shoqërimit në një rreth të tillë shumënacional. Fëmijët nuk janë të preokupuar me politikë dhe ne do të investojmë edhe më tepër, se tek e fundit, rinia është ardhmëria e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, e poashtu edhe ardhmëria e Serbisë’’.

,,Peca dhe Ujku’’ është një përrallë muzikore e cila ka ndikuar që gjenerata të tëra nga e tërë bota të kenë njohuri për muzikën klasike që nga fëmijëria e hershme.