Arkiva e lajmeve
                   

Informim për media, 10 qershorë 2009 - REALIZIMI I PËRRALLËS MUZIKORE ,,PECA DHE UJKU’’ NË BUJANOC DHE MEDVEGJË

10. qershor 2009.

Pas pritjes së suksesshme të ,,Petar Panit’’, çfaqjes së parë e cila u realizua pas shumë vitesh në praninë e më se 750 nxënësve nga Presheva dhe Bujanoci, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdon me organizimin e programeve me përbajtje kulturoro-edukuese për më të vegjëlt.

Me këtë rast, Trupi Koordinues organizon çfaqjen ,,Peca dhe Ujku’’, e cila egzekutohet nga kvinteti i ansamblit të Filharmonisë së Beogradit të enjten më 11 qershorë në ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc e më pastaj në ora 16.00 në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë.

,,Dy qëllime kryesore të Trupit Koordinues, pos zhvillimit ekonomik, janë edhe punët me rininë si dhe përparimi formal dhe joformal i edukatës. Çfaqjet për fëmijë bashkojnë, edukojnë dhe gëzojnë fëmijët pa e marë parasyshë përkatësinë etnike të tyre dhe kjo është një metodë në të cilën mbështetet Trupi Koordinues për përparimin e mirëbesimit dhe shoqërimin sa më të mirë në mes të fëmijëve të të gjitha komuniteteve etnike. Fëmijët nuk janë të ngarkuar me politikë dhe paragjykime e ne mu për ate investojmë tek fëmijët sepse ata janë ardhmëria e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës apo ardhmëria e Serbisë’’ thekson Nenad Gjurgjeviq, Drejtor i Shërbimit të Trupit koordinues.
Aleksandar Laziq, udhëheqësi i artistëve të ,,Prapaskena’’, ka marrë pjesë në Bujanoc dhe Preshevë me çfaqjen ,,Petar Pan’’, kurse tash fëmijët në Bujanoc dhe Medvegjë do t’i udhëheqë me përjetime të posaqme muzikore. Laziq potencoi se është i habitur me pritjen e publikut të fëmijëve në komunat e Serbisë Jugore. Përshtypjet e grupit ,,Prapaskena’’ e cila punon gati një decenie me rininë janë se, rinia e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka nevojë për një politikë konkrete për rininë. Hapat që po i mer tani Trupi Koordinues qojnë në atë drejtim. Kur janë në pyetje çfaqjet, punëtoritë apo kolonitë kulturore, ato duhet patjetër të jenë të drejtuar ka rinia pa e marë parasyshë përkatësinë e tyre etnike, fenë apo ndonjë përkatësi tjetër, ashtuqë askush të mos ndihet i diskriminuar.
,,Peca dhe Ujku’’ është një përrallë muzikore e cila i ka njoftuar shum gjenerata të fëmijëve nga e gjithë bota dhe ka ndikuar në zhvillimin e shijes së tyre për muzikën klasike që nga ditët e hershme të fëmijërisë së tyre. Ajo ka edhe një rol argëtues dhe edukativ sepse i njofton fëmijët me instrumente të ndryshme. Qdo instrument nga kvinteti paraqet një figurë nga kjo përrallë.
Çfaqja zgjatë 50 minuta, kurse publiku do të jenë fëmijët e shkollës fillore dhe familjarët e tyre. Hyrja nën organizimin e Trupit Koordinues do të jetë falas.

Kvinteti i instrumenteve frymore të Filharmonisë së Beogradit është themeluar në vitin 2005 dhe që prej atëherë paraqitet me repertoare të llojllojshme në regjion. Vitin e kaluar kanë marrë pjesë në shumë manifestime dhe festivale muzikore, në Tribunën Ndërkombëtare të kompozitorëve në Beograd si dhe kanë mbajtur shumë koncerte dhe kurse në tërë regjionin. Kvinteti gjithashtu ka marrë pjesë edhe në manifestimin ,,Dita Ndërkombëtare e Muzikës’’ që është mbajtur në Pariz.