Arkiva e lajmeve
                   

19.06.2009

19. qershor 2009.

Punët publike në rregullimin e rrugëve lokale dhe në pyllëzimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarret në komunën e Bujanocit, në vlerë prej 15 milion dinarë, do të realizohen në katër muajt e ardhshëm. Kontrata mbi kryerjen e punëve publike për rregullimin e rrugëve është nënshkruar në vlerë prej  tre milionë dinarë, kurse kontrata për pyllëzimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarret është nënshkruar në vlerë prej 11.8 milionë dinarë. Ndërmarrja publike ,,Srbijashume’’ ka siguruar donacion në vlerë prej 2.5 milionë dinarë për material mbjellës (fidane), rregullimin e rrugëve si dhe mbikqyrjen profesionale gjatë pyllëzimit. Nënshkruesit e kontratës mbi punët publike janë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Drejtoria për ndërtim të Bujanocit dhe shërbimi Nacional për punësim nga Vranja, nga evidenca e së cilës do të punësohen 125 punëtorë.