Arkiva e lajmeve
                   

14.06.2009

14. qershor 2009.

Në fshatin Zhbevc, i cili gjendet në mes të Bujanocit dhe Vranjës, janë ndërtuar tri fabrika të ëmbëlsirave të cilat punojnë në suaza  të industrisë konditorike ,,Kondiva’’. Në fabrika, në të cilat prodhimi vjetor është 500 tonelatë i kualitetit të lartë të deserteve të çokoladave, bombonave dhe karamelave, janë të punësuar më tepër se 200 të rinjë nga fshati Zhbevc dhe fshatrat përreth. Ata thonë se ambienti në fabrika është europian si dhe fabrikat janë identike me ato të Italisë, Belgjikës apo të Zvicrës, prej nga edhe është teknologjia.

Zoran Diniq, njëri nga punëtorët e rinjë, deklaroi se me ndërtimin e këtyre fabrikave është parandaluar migrimi i popullatës dhe se fshatrat e kësaj treve nuk mbeten pa popullatë.

- Rinia tash mbetet të jetoj këtu, ndërtojnë shtëpi të reja, në vatrat e tyre.
Ndërsa ,,Kondiva’’ nga Zhbevca, ka hapur të ashtëquajturat ,,shtëpi të ëmbla’’ në tërë Serbinë si dhe shtetet në rrethinë