Arkiva e lajmeve
                   

22.6.2009

22. qershor 2009.

Në gjashtë komunat e Qarkut të pazhvilluar të Jabllanicës, Leskoc, Lebanë, Bojnik, Vllasotincë, Medvegjë dhe Cërna Travë, së shpejti do të filloj realizimi i punëve publike në shumë prej 91,5 milion dinarë, ndërkaq do të punësohen 661 punëtorë. Në fundë të vitit të kaluar në Leskoc janë nënshkruar 21 kontrata në shumë prej 76 milionë dinarësh për realizimin e punëve në atë mjedis, si në Bojnik, Lebanë dhe Medvegjë. Në të njëjtën kohë në Vllasotincë janë nënshkruar 7 kontrata me vlerë 15,5 milion dinarë për realizimin e projekteve në atë komunë si dhe në komunën e Cërna Travës.

Sipas fjalëve të drejtorit të entit për punësim, punët do të zgjasin për gjashtë muaj, mirëpo do të ketë dyfish më tepër të punësuar se sa vitin e kaluar. Trembëdhjetë projekte janë lejuar nga sfera e mbrojtjes së mjedisit, nëntë nga sfera e infrastrukturës dhe gjashtë nga sfera e mbrojtjes sociale si dhe veprimtarisë humanitare dhe kulturore.

Me qindra familje, të cilat janë nga popullata më e varfër e Leskocit, Vllasotincës, Bojnikut si dhe mjediset tjera të rrethit të Jabllanicës, nga ditët e ardhshme do të jenë të angazhuar që nga mëngjezi i hershëm në mbledhjen e vishnjeve.