Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
23. shkurt 2015.

NË TREN JANË ZBULUAR 16 SHTETAS TË AFGANISTANIT

Preshevë – Në aksionin e përbashkët të doganierëve dhe policisë në stacionin e trenit në Preshevë janë ndaluar që ilegalisht të hyjnë në Republikën e Serbisë 16 shtetas të Afganistanit.

20. shkurt 2015.

ËSHTË ZBULUAR DUHANI I KONTRABANDUAR NË TUALETIN E TRENIT

Preshevë – Doganierët në stacionin hekurudhor në Preshevë, në mesin e mbrëmjes së merkures dhe të enjtes kanë ndaluar tregëtinë e rreth 30 kilogramëve të duhanit të prerë i cili ishte pronë e personit të panjohur.

20. shkurt 2015.

RRETHI I PÇINJËS ME 19 MARS DO TË FITOJË SHTËPINË E SIGURT

Vranjë – Të parët përdorues të shtëpisë së sigurt në Vranjë, e cila do të jetë e karakterit rajonal do të duhej që hapet më 19 mars.

19. shkurt 2015.

NË PRESHEVË JANË ZBULUAR NJËMIJË PAKO CIGARE

Preshevë – Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë, ka zbuluar 1000 bokse cigare me pulla të akcizës të Republikës së Maqedonisë, ka njoftuar policia. Cigaret janë zbuluar më 17 shkurt, në rimorkion e braktisur të traktorit në fshatin Norçë të komunës së Preshevës.

19. shkurt 2015.

FILMI GJERMAN „TË HUMBUR NË TRANZICION“, ËSHTË XHIRUAR NË JUGUN E SERBISË

Vranjë/Bujanoc/Bosilegrad – Në ueb faqen e Vimeo.com është prezantuar trilleri i parë zyrtar i filmit dokumentar gjerman “Lost in Transition” (Të humbur në tranzicion), i cili është xhiruar në dhjetorin e kaluar në Vranjë, Bujanoc, Bosilegrad dhe Beograd.

18. shkurt 2015.

HAPEN KONKURSET PËR SHKOLLAT USHTARAKE

Konkurset për pranimin e nxënësve dhe kadetëve në shkollat ushtarake janë hapur më 16 shkurt dhe do të zgjasin deri më 31 mars të vitit 2015. Në Gjimnazin Ushtarak pranohen 90 nxënës, në Akademin Ushtarake 99 kadetë, ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë së Akdemisë ushtarako-mjekësore  janë 25 vende të lira për kadetë.

18. shkurt 2015.

JANË KONFISKUAR 960 KILOGRAM DUHAN

Bujanoc – Pjesëtarët e MPB të Serbisë në Vranjë, kanë zbuluar dhe konfiskuar 960 kilogram të duhanit të prerë në një shtëpi në fshatin Luçan të Bujanocit.

13. shkurt 2015.

NDIHMË PËR NDËRMARRËSIT NGA JUGU I SERBISË

Ministri i ekonomisë,  Zhelko Sertiq, ka deklaruar në Bujanoc se shteti përmes programeve të ndryshme edhe më tej do t`i ndihmojë komunave të pazhvilluara të jugut të Serbisë, në të cilat bien edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. 

12. shkurt 2015.

FTESË PËR MEDIA - 12.02.2015

Ju ftojmë që të premten, më 13 shkurt, në ora 12, t`a përcjellni vizitën e ministrit të ekonomisë, Zhelko Sertiq dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe të krytarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, e cila do t`i bëhet komunës së Bujanocit. Kësaj vizite në ora 14:30, do t`i bashkangjitet edhe ministri i punës, punësimit dhe politikës sociale, Aleksandar Vulin.

11. shkurt 2015.

STEFANOVIQ: NUK DO TË LEJOJMË NGRITJEN E TERRORISTËVE

Beograd – Ministri i punëvë të mbrendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se ftesat që të kthehet lapidari i ashtuquajtures „Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës“, nuk janë qëllimmira dhe çojnë në drejtim të destabilizimit të situatës në jugu qendër të Serbisë.

«Претходна страна   Следећа страна»

 

 

homescontents